Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Punime Artikuj tė Shkurtėr Mėsime Praktike

 

Kategoritė e Punimeve

Programim / KoncepteHarduer / StandardeSigurim / KriptologjiSisteme OperativeRrjeta / TelekomunikimHapėsirė / ShkencėAplikacione SistemorePolitikė / Kulturė / BiznesMbulime EkskluziveLibra Digjital

Rrjeta GPRS e inkorporuar nė rrjetėn GSM
Rrjeta / Telekomunikim - 30/06/2004 - Shkruar nga: Enis MURATI - enism ET kohamail PIKĖ net
Pėr shtypės

Koment:, Ideja për komunikim cellular mobil së pari është zhvilluar në Bell Labortories në vitet e hershme 1970-tat. Por plasimi në tregun komercial ka ndodhur në vitet 1980...
Autor: Enis Murati ( enism ET kohamail PIKĖ net )
nga KOHA.net

Sistemi Global për komunikim Mobil (GSM)

Historiku

Ideja për komunikim cellular mobil së pari është zhvilluar në Bell Labortories në vitet e hershme 1970-tat. Por plasimi në tregun komercial ka ndodhur në vitet 1980. Sot sipas studimeve tre prej katër pajisjeve telefonike janë telefona mobil J. Në fillim secili shtet kishte standardet dhe sistemet e veta për komunkim mobil psh:

- Në Amerikën Veriore Advanced mobile Phone servicer(AMPS)
- Në Britani Total Access Communication System (TACS)
- Në shtetet Nordike Nordic Mobile Phone (NMP)

Për ta zgjidhur këtë problem më 1982, Konferenca Europiane e Postave dhe Telekomunikacionit (CEPT) formoni Group special Mobile (GSM) për të zhvilluar sistemin cellular mobil pan-Evropian (kjo më vonë u transformua në Global System for Mobile communication). Qëllimi i studimit të grupit GSM ishte që të organizojnë sistemin që të përkrahë:

- Spektër të caktuar
- Roaming internacional
- Ēmim të ulët të pajisjeve dhë stacioneve mobile (BS)
- Kualitet i lartë i të folurit
- Kompatibilitet me ISDN dhe me serviset telefonike
- Përkrahje për serviset e reja

GSM sot ka rreth 73 % të tregut të sfrytëzuesve të përgjithshëm apo 987.3 milion shfrytëzues (sipas statistikave të www.gsmworld.com për mars 2004). Përveç GSM-it edhe TDMA e cila përdoret ne Amerikë janë dy teknologjitë lidere për telefoni mobile.

TDMA sikurse edhe nga emri është sistem ku brezi frekuencorë është i ndarë sllote kohore, secili shfrytëzues ka qasje në një sllot në një interval të caktuar kohorë. P.sh tre shfrytëzues e ndanjnë brezin prej 30kHz (IS 136) duke e ndarë bartësin 30 kHz në tri sllote. IS-136 është standard i cili përdoret ne SHBA për TDMA për spktret 800MHz dhe 1900MHz zhvilluar në baze të standardit IS-54. Për dallim nga IS-54, IS-136 perdor teknikën e multipleksit me ndarje kohore per kanalet transmetuese të zërit dhe kanalet për kontrollë. Telefonat mobil IS-136 nuk janë kompatibil me telefonat IS-54.

GSM pajisjet bazohen në brezin e ngusht te teknologjisë TDMA, ku brezet frekuencore ndahen në sllote, ku çdo shfrytëzues ka qasje ne një sllot përgjat një intervali kohorë.

Teknlogjia TDMA lejon tetë komunikime simultante në një bartës prej 200KHz. Njësia kryesore kohore në TDMA quhet perioda e zënies e cila zgjatë 15/26 ms ( ose përafërsisht 0.577 ms ). Tetë perioda të zënies janë grupuar në një TDMA /frejm/ ( 120/26 ms, ose përafërsisht 4.615 ms), që formon njësinë bazë për definimin e një kanlai logjik. Një kanal fizik është një periodë e zënies për TDMA frejmin.

GSM ofron servise të ndryshme të të dhënave. Shtfrytëzusit e rrjetit GSM mund të dërgojnë dhe të marrin të dhëna më shpejtësi deri 9600 b/s, me shfreytëzuesit e rrjetave POTS (Plain Old Telephone services), ISDN, Rrjeta e të dhënave me komutim të paketave, Rrjetat e të dhënave me komutim të kanaleve duke përdorur metoda të ndryshme të qasjes, dhe protokolle të ndryshme sikurse X.25 dhe X.32. Përparsia e GSM-it e cila nuk ka qenë në rrjetat e mëparshe analoge është SMS (Servisi i Mesazheve te Shkurta). SMS është servis bi-direkcional për mesazhe të shkurta alfanumerike ( deri në 160 bajt). Mesazhet barten me metodën store-and-forward. Për SMS-at prej pike-në-pikë, mesazhi i dërgohet servisit të shfrytëzuesit tjeter, dhe një ërtetim për pranim vie deri te dërguesi i mesazhit. SMS mund të dërgohet edhe si broadcast mesazh të gjithe shfrytëzuesve në një celulë, për informata të ndryshme. SMS gjithashtu mund të ruhet në SIM-Subscriber Identity Module (Moduli për identifikim të shfrytëzuesit) card për lexim të mëvonshëm.

Verzioni Evropian i GSM-it operon në frekuencën 900 MHz ( dhe tash së fundi edhe në frekuencën 1800 MHz). Gjersa në Amerikën Veriore verzioni i GSM-it operon në frekuencën 1900 MHz, telefonat nuk jan interoperabil, por SIM kartelat janë. Por telefonat mobil që mund të operajnë në dual-band (brez-dual) 900-1800 dhe 900-1900, tanimë janë në përdorim. Si dhe telefonat mobil që operojnë në tri breze frekuencore 900-1800-1900 poashtu janë në shitje (psh Nokia 6600, Nokia 3200, etj), që mundësojnë interoperabilitet në Evropë dhe Amerikë Veriore J.


Struktura e celulave

Në sistemin cellular, mbulimi i teritorit nga ana operatorve të telefonisë mobile realizohet duke e ndarë në celula, të cilat parqesin një sipërfaqe transmetuese ose një kolencion të transmetuesve. Madhësia maksimale e një cellule është përafërsisht 35 Km (radius), por kjo varet edhe nga fuqia e sinjalit në trnansmetues. Tipet e celulave mund të jenë, e që varet nga dendësia e populacionit:

- Makrocelulat
- Mikrocelulat
- Celulat selective apo sektoriale
- Celulat Ombrell
- Nanocelulat
- Pikocelulat


Figura 1. Komunikimi i Makrocelulave me pikocelula dhe mikrocelula



Arkitektura e rrjetës GSM

Rrjeti GSM përbëhet prej stacioneve mobile MS të cilat komunikojnë me stacionin bazë transmetues (BTS / base transceiver station/) nëpërmes Um interfejsit, si dhe pjesa kryesore është Qendra Komutuese Mobile (MSC Mobile Sëitching Centre). Shumica e BTS-ve janë të lidhur me BSC base station centre (Stacioni bazë qendrorë) nëpërmes A interfejsit.


Figura 2. Arkitektura GSM


HLR (Regjistri I shfrytëzuesve nikoqir) dhe VLR (regjistri i shfrytëzuesve vizitorë) që mundëson serviset e njëjta të shfrytëzuesve gjatë kalimit prej një celule në tjetrën. Regjistri për autentifikim (AuC) dhe regjistri për identifikimin (EIR) e pajisjeve mundëson sigurinë dhe autentifikimin. Zëri është i koduar në 13kbit/s nëpër ajër. Duke përdorur kodimin EFR (Enhanced Fullrate Coding). Zhvillimet e fundit në kodimin e zërit në ajër sikurse AMR (adaptive multi-rate coding) mundëson kodimin e zërit dhe kanalit në mënyrë dinamike duke dhënë performance të mira edhe në raste të interferecës dhe pengesave të bartjes së sinjalit në ajër.

MS (stacioni mobil) paraqet pajisjen fundore të shfrytëzuesve që përmban interfejsin ajror, display, processor dhe SIM kartelën që mundëson qasje në serviset të cilat varen nga terminali dhe GSM operatori. IMEI (International Mobile Equipment Identity) Identiteti Internacional i Pajisjes Mobile në mënyrë unike pajisjen mobile(Kjo mund të shfrytëzohet për identifikimin e telefonave mobil të vjedhur, duke i integruar të gjitha bazat e të dhënave EIR e të gjithe operatorëve të telefonis mobile J ). SIM kartela permban IMSI (International Mobile Subscriber Identity) Identiteti Internacinal i shfrytëzuesit Mobil, identifikon çelësin secret për autentifikim, dhe informatat tjera për shfryzuesit. Rutimi ndërmjet GSM rrjetave dhe rrjetave pra PLMN (Public Land Mobile Network) dhe rrjetave të telefonisë fikse bëhet nepermes GMSC (Gateway Mobile Service Switching Centre). SS7 është sinjalizimi i cili përdoret në mes të rrjetave të jashtme dhe GSM rrjetave.


Përdorimi i Frekuencave

Në realitet sistemet GSM mund të implementohen në secilën frekuencë, por ekzistojnë disa frekuenca në të cilat operojnë terminalet mobile. Te GSM sitemet brezet frekuencore janë të ndara për uplink dhe downlink si në figurën 3.



Figura 3. Frekuencat për uplink dhe downlink

GSM sistemet përdorin TDMA/FDMA si metodë për qasje në medium, pra kombinim I metodës TDMA (Metoda e qasjes me ndarje kohore ) dhe FDMA (me ndarje frekuencore).



GPRS (General Packet Radio Services) Serviset me komutim të paketave

Me zhvillimin e hovshëm të teknologjise si dhe zbulimet e reja në fushën e teknologjisë dhe telekomunikacionit janë shtuar nevojat për zgjidhje të reja në lëmin e telekomunikacionit. Zhvillimi më i madh që për së afërti mund të shihet është Interneti dhe e-biznesi ose e-commerce. Me rritjen e kërkesave për sherbimet si dhe për trafik sa më të madh të të dhënave në rrjetin global Internet është dhënë edhe një mundësi komerciale për GSM operatorët. Kjo do të thotë se ata duhet të ofrojnë çmim të arsyeshëm për arsye se:

- Teknologjia wireless (pa tela) janë mundesi ideale për ofruesit e shërbimeve të internetit (Internet Provajder)
- Shfrytëzuesit e internetit mund të jenë edhe mundësi ideale për GSM operatorët


GPRS serviset kanë filluar të aplikohen qe nga vitet 1999 - 2000 duke e përdorur infrastrukturën ekzistuese të GSM sistemit. GPRS serviset u janë dedikuar në fillim shfrytëzuesve komercial, ndërsa më vonë është zgjeruar deri tek shfrytezuesit e thjesht për mundësi shfrytëzimit të serviseve të internetit duke e zvogluar në këtë mënyrë edhe çmimin për këto shërbime. Në fakt studimet kanë treguar se në vitin 2005 më shumë do të ketë wireless shfrytëzues në internet se sa PC.


Figura 4. Shfrytëzimi i wireless pajisjeve brenda pesë viteve


GPRS është një hap përpara në drejtim të 3G. GPRS mundëson që operatorët e rrjetave të implementojnë aplikimin e të dhënave të bazuara në IP.

GPRS e zgjeron madhësin e paketave të të dhënave të rrjetës GSM nga Paketat e të dhënave me Sinjalizim të Kanalit PDDS (Packet Data on Signaling-chanel Services) në kapacitet më të madh të të dhënave dhe messazhe më të mëdha. Ne do të bëjm fjalë për GPRS-GSM për të pasur
parasysh në vazhdim dallimin nga GPRS-136 qe i përket sistemit që përdoret në Amerikën Veriore IS-136 pra TDMA sistemit. GPRS mund të jetë implementuar në shumicën e rrjetave GSM, por mund të mos jetë implementuar në sistemin GSM (rasti me Vala 900 L), si dhe edhe terminali mobil tek shfrytëzuesit duhet ta përkrahin këtë servis (në këtë link janë telefonat mobil që e përkrahin këtë servis http://www.gsmworld.com/technology/gprs/terminals.shtml). Një përshkrim vizuel i një rrjete GSM që e ka të implementuar GPRS mund të shihet më poshtë në fig. 5



Figura 5. GPRS rrjeta


Rrjeta GPRS përfshihet në rrjetën ekzistuese GSM PLMN (Public Land Mobile Network), dhe mundëson qasje wireless (pa tela) në rrjetën paketore. Pra GPRS është servis paketorë (pasi të dhenat barten në formë të paketave) për GSM dhë TDMA (IS-136), që i përmbush standardet për bartjen e të dhënave me kapacitet të madh dhe që paraqet rrugën e tranzicionit të telefonisë mobile në drejtim të 3G sistemit i cili është një system dukshëm më i avancuar se sistemi GSM. Me futjen në përdorim të sistemit me komutim të paketave dhe IP në rrjeta mobile, GPRS ju ofron shfrytëzuesve shpejtësi më të madhe të bartjes së të dhënave shfrytëzim të internetit dhe intranetit. GPRS mundëson transmetim të të dhënave dhe të zërit njëkohësisht J, pra mund të kenë qasje në resurset e internetit, dërgim të e-mail-ave me attachment file më të madh, surfim në web, dhe qasje në Rrjetë lokale (LAN) të ndonjë corporate.

Pra GPRS është zhvilluar për ti mundësuar shfrytëzuesve të rrjetava GSM shfrytëzim më të madh të dhënave si rezultat i zhvillimit të madh të dhe eksploziv të internetit dhe intranetit.


Teknologjia wireless e të dhënave

Më herët GSM ka pautur mundësi të bart mesazhe nëpërmes SMS dhe 14.4 Kbps serviset e të dhënave me komutim të kanaleve për bartje të të dhënave dhe thirrjeve me fax. Kjo shpejtësi 14.4 Kbps është relativisht e vogël në krahasim me shpejtësinë e modemit 33.6 Kbps upload dhe 56 Kbps download. Për të rritur shpejtësinë e bartjes së të dhënave në GSM, operatorët dhë prodhuesit infrastrukturës GSM kanë ofruar Fazen II GSM. Ky process është i përshkruar në fig 6.



Figura 6. Hapat e implementimit të fazave të GSM sistemit


- HSCSD (High-Speed Circuit-Sëitched Data) arrihet shpejtësi e të dhënave me komutim të kanaleve duke i shfrytëzuar disa kanale
- GPRS-wireless system për të mundësuar qasje në servise paketore (psh, X.25 ose Internet)
- EDGE (Enhanced Data rate for GSM Evolution) që arrihet duke përdorur njo skemë të re të modulimit për të mundësuar bartje të dhënave me shpejtësi më të madhe (për HSCSD dhe GPRS)
- UMTS (Universal Mobile Telecommunication System) Sistemi Telekomunikues Univerzal Mobil, një teknologji e re wireless qe përdor një infrastrukturë të re


Këto zgjerime janë bërë për të mundësuar:

- Shpejtësi më të mëdha të dhënave
- Shfrytëzim më efikas të spektrit
- Zvoglimin e kohes së pritjes së thirrjes


Për GSM/TDMA dhe GPRS nevojiten pak ndryshime hardverike ose nuk nevojiten fare në pikat ekzistuese GSM/TDMA, si dhe mund të shfrutëzohet linku i njëjtë transmetues në mes të Stacioneve Transmetuese dhe Staconeve Bazë Kontrolluese. Stacionet GPRS PLMN mundësojnë shfrytzuesit mobil të lëvizin nëpër një teritor gjeografik të mbuluar me valë dhe vazhdimisht të shfrytëzojnë serviset paketore të dhënave. Lidhja nëpërmes GPRS PLMN dhe Stacioneve Mobile bëhet përmes ajrit. GPRS mund të realizohet duke përdorur një interfejs më të avancuar se GSM interfejsi. Gjithashtu operatoret i zhvillojnë rrjetën me radio interfejsa për të mundësuar kapacitet më të madh të bartjes së të dhënave deri tek shfrytëzuesi i fundit. Ndërlidhja në mes të GPRS PLMN dhe rrjetave standarde paketore (Interneti ose X.25) bëhet nëpermes Protokolleve për të Dhënat Paketore PDP (Packet Data Protocols). Protokolli i nivelit të rrjetave përkrahet nëpërmes interfejsit me protokollet e të dhënave të rrjetave paketore që përfshijnë X.25 dhe IP. Nëpërmes këtyre rrjetave, shfrytëzuesi i fundit ka mundësi të ketë qasje në serverët public sikurse Web Sajtet apo serverët në Intranet. GPRS mund të të merr edhe thirrje me zë nëpermes GSM PLMN. Serviset me zë dhe GPRS mund të kryhen përnjëherë apo alternativisht e që varet prej llojit të Stacionit Mobil.




Figura 7. GPRS e përfshirë në rrjetën GSM


Trafiku me komutim të paketave dhë më komutim të kanaleve

Modeli On/Off i përshkruan të dhënat në internet. Shfrytëzuesi e humb një pjesë të kohës duke download-uar një web faqe më një shpejtësi suksesive, e përcjell me kohë të pacaktuar kur ai ose ajo lexon infarmacionin ose duke bërë një punë tjëtër. Nëse përdoret lidhja me komutim të kanaleve për qasje në internet, atëherë tërë brezi i cili është i dedikuar përdoret i tëri tërë kohën. Ky përdorim joefikas me komutim të kanaleve , krijon një shfrytzim jo të mirë të rrjetës dhe paraqet ngarkese për operatorët e rrjetave, të cilët kërkojnë më shumë kanale për bartje të dhënave. Fig. 8



Figura 8. Një shembull i trafikut me komutim të kanaleve

GPRS e ka të involvuar në veti interfejsin për komutim të paketave në vend të atij me komutim të kanaleve treguar në figurën më lartë. Avancimi prej rrjetave me komutim të kanaleve në rrjeta me komutim të paketave është një hap mjaft i rëndësishëm dhe i qëlluar. Në fig. 9 paraqitet rrjeta me komutim të paketave.


Figura 9. Rjeta me komutim të paketave



Sidoqoftë standardi GPRS mund të jetë një bartje elegante pasi që nga operatorët e rrjetave duhet të shtohen vetëm disa pika në infrastrukturën e tyre si dhe të bëhet upgrade softveri ekzistues i disa elemeteve në rjetë. Me GPRS informacioni ndahet në paketa para se të transmetohet, si dhe procesi i kundërt te marrësi. Një pershkrim më i thjeshtë është se komutimi paketor është sikur loja puzzle- ku një fotografi paraqitet si e ndarë në pjesë të vogla që paraqesin paketat, dhe për ta parë fotografinë duhet ti vendosim ato copa si duhet. Gjatë transportit të puzzle-es prej një vendi ne vendin tjetër copat janë të përziera. Marrësi i merr ato copa të fotografisë dhe i vendosë ashtu si duhet (sipas marrveshjes "protokollit"). Siq thamë më herët edhe interenti është një shembull tipik i rrjetës paketore.



Radio Teknologjia GPRS

Komutimi paketorë do të thotë se radio resurset e GPRS-it vetëm atëherë kur shfrytëzuesit dergojnë apo marrin të dhëna. Për dallim që duhet ti dedikohet një kanal një shfrytëzuesi mobil për një kohë të caktuar fikse, këtu resurset janë share në mënyrë konkurente, varet nga metoda e qasjes në medium. Ky shfrytëzim efikas i resurseve mundëson numër më të madh të shfrytëzuesve mund ta "ndajnë" të njëjtin brez në të njëjtën celulë. Numri i saktë i shfrytëzuesve i përkrahur varet nga aplikacionet qe perdoren si dhe sasia e të dhënave që shfrytëzuesi ka për të derguar dhe për të marrur.

Në fakt tetë sllotet e TDMA frejmit mund të jenë të shfrytëzueshën nga të gjithë shfrytëzuesit. Pra, me rritjen numrit të shfrytëzuesve rritet edhe mundësia e ndeshjeve (collision) të paketave të cilat vijnë në mënyrë të paparashikuar (rastesisht). Kjo shkaktot vonesa në rreshtat e pritjes (queue ) në downlink.



Thirrjet dhe hapsirat e Rutimit

Hapsira gjeografike e mbuluar nga rrjeti GPRS është e ndarë në hapsira të vogla që quhen celula dhe hapsira të rutimit. Pra celulë është një haspirë e përfshirë nga një Stacion Bazë (*BS*). Kur një Stacion Mobil GPRS dëshiron të dërgojë të dhëna ose pregatitet të marr të dhëna, ai fillon të kërkojë për radio sinjalin më të fortë që mund ta gjejë. Kur stacioni mobil e gjen sinjalin më të fortë dhe BS më të fortë, lajmëron rrjetën e celulës ku e ka marr sinjalin më të fortë.


Figura 10. Celulat dhe hapsirat e rutimit

Në mënyrë periodikë MS e ka të rezervuar kohën e caktuar të ndëgjoj transmetimin në Stacionin Bazë më të afërt dhë të krahasojë fuqinë e sinjalit. Nëse fuqia e sinjalit e staciont bazë më të afërt është më e madhe atëherë MS mund të filloj të ndëgjoj në atë stacion bazë. Ky process quhet riselektim i celulës.

Kur të dhënat arriijn për një MS, rrjeta dërgon një broadcast mesazh që dëshiron të krijoj lidhje me atë stacion mobil. Ky process quhet pejgjing (paging). Një grup i celulave fqinje mund të grupohet mes veti dhe të formojë hapsirën e rutimit. Ingjinierët e rrjetave përdorin hapsirat për rutim për të balancuar në mes lokacioneve-rifreskimin e trafikut dhe paging-n e trafikut. Rrjeta i ruan shënimet për trafikun nëpër celula dhe për hapsirat e rutimit.


Kerkesat për Pikën e servuar për përkrahje të GPRS

Kur një Stacion Mobil GPRS dëshiron të shfrytëzoj serviset e rrjetës paketore wireless, së pari duhet të bëjë kërkesë në Pikën e servuar për përkrahje të GPRS, SGSN (Serving GPRS Support Node). Kur SGSN merr kërkesën nga një MS, shqyrton atë a i përgjigjet kerkesave për servisein e kërkuar. Së pari duhet të konsiderohen disa faktorë:

- A është MS shfrytëzues i GPRS? Akti i verifikimit i informacionit të MS-s që quhet Autorizim
- A është pajisja mobile ajo që pretendon të jetë? Procesi për identifikimin e identitetit të MS-s që quhet /Autentifikim/
- Ēfar niveli të kualitetit të serviseve (QoS) kërkon MS-s? A është shfrytëzuesi mobil i regjistruar për shfrytëzimin e nivelit të QoS ( a ka paguar shfrytëzuesi për këtë), nëse po atëherë i caktohet ai nivel i QoS.

Kur një SGSN vendos të pranojë një kërkesë, ai mbanë shënime për MS-s gjatë lëvizjes së mobilit në një hapsirë që mbulohet. SGSN duhet ta dijë vendndodhjen e MS në mënyrë që paketat që arrijnë dhe duhet të rutohen për stacionin mobil. Pranimi i kërkesës nga SGSN është e ngjajshme me krijimin e një kanali logjik (pipe) në mes të SGSN dhe MS. Kanali logjin ekziston deri sa MS e leshon hapsirën e kontrolluar nga SGSN, por edhe pse kanali është krijuar ne mes të SGSN-s dhe MS nuk është e mundur të bëhet transmetimi i të dhënave. Për ta bërë këtë MS duhet të aktivizojë (dhe nëse duhet të saktësojë) një PDP (Packet Data Protocols) adresë (njëjtë me IP adresat në IP).


PDP konteksti

PDP adresat janë adresa të nivelit 3 (niveli i rrjetës) të OSI modelit. Sistemet GPRS i përkrahin protokollet e rrjetava IP dhe X.25. Ēka dmth se PDP adresa mund të jetë X.25, IP ose dyjat. I gjithë trafiku i të dhënave paketore i derguar nga rrjeta publike paketore për PDP adresën kalon nëpër Portën e Pikes për Përkrahje të GPRS-it GGSN (Gateëay GPRS Support Node). GGSN e fsheh lëvizjen e MS nga rrjeta publike paketore dhe komjuterët të lidhur në këtë rretë.



Figura 11. Marrja e PDP kontekstit nga GGSN


PDP adresat statike zakonisht i caktohen në një GGSN në rrjetën e shfrytëzuesit. Anasjelltas, PDP adresat dinamike caktohen në mënyrë dinamike në rrjetën primare të shfrytëzuesit si dhe në rrjetat që ai i viziton. Kur MS është i lidhur me SGSN dhe dëshiron transferimin e të dhënave, duhet ta aktivizoj PDP adresën. Me aktivizimin PDP adresave vendoset lidhja në mes të Pikës për servimin për përkrahje të GPRS, SGSN dhe GGSN të cilës i caktohet adresa. Të dhënat që përdoren nga SGSN dhe GGSN për shkak të nderlidhjes quhen /PDP kontekste/. Një MS lidhet vetëm më një SGSN, por mund të ketë më shumë PDP adresa që mund të jenë active në të njëjtën kohë. Secila adresë mund t'i caktohet GGSN të ndryshme. Nëse një paketë vie prej rrjetës publike për destinacion një adresë specifike të GGSN-s dhe GGSN nuk ka të aktivizuar PDP kontenstin që i korrespondon ip adresës, ajo paket thjesht hudhet.



Transmetimi i të dhënave

Kur MS krijon lidhje me SGSN dhe e ka aktivizuar PDP adresën, atëherë është i gatshëm të filloj komunikimin më pajisje tjera në rrjetë. Po e marrim një shembull kur GPRS mobili komunikon më një system kompjuterik i cili është i lidhur në rrjetën IP ose X.25.

Supozojmë se MS krijon lidhje me SGSN dhe e ka aktivizuar PDP adresën. Paketat të cilat dërgohen prej kompjuterëve tjerë për destinacion MS së pari udhëtojnë nëpër rrjetën publike paketore të dhënave deri sa e takojnë GGSN që e ka caktuar PDP adresën. Prej këtu GGSN duhet ti dërgoj tutje (forward) paketat në drejtim të SGSN-s ku gjendet MS. Siç shihet, paketat të cilat barten në drejtim të kundërt së pari duhet të rutohet në SGSN dhe GGSN para se të lejohen të dalin në rrjetën publike. Për komunikim në mes të Pikave Perkrahëse të GPRS-it GSNs (GPRS Supporting Nodes) përdoret teknika e njohur si TUNELIM (tunneling). Tunelimi është process i cili paketat në nivelin e rrjetave i mbështjell në një sasi të caktuar të bitave dhe që quhet header të cilat do të rrugëtojnë nëpër rrjetën backbone GPRS PLMN IP. Kur paketat kalojnë në pjesën e jashtme të rrjetës GPRS, atyre i'u hiqet mbeshtjellsi apo headeri dhe vazhdojnë për në destinacionin e caktuar të rrjetës publike paketore.

Duke përdorur tunelimin brenda GPRS-it zgjithet problemi i lëvizshmërisë së paketave të rrjetit dhe ndihmon në eliminimin e kompleksitetit të rrjetës.


Aplikimi i GPRS-it

Shumica e aplikacioneve gjenden së bashku në GPRS dhe IP. Disa prej aplikacioneve që përdoren në rrjetën GPRS mund t'i cekim më poshtë në vazhdim.


Chat

Njëjtë sikurse edhe chat grupet në internet edhe GPRS ka këtë shërbim pë t'u mundësuar njerzve biseda pa zë.


Informacionet tekstuale dhe vizuele

Një rang i madh i të dhënave të ndryshme mund të barten deri tek shfrytëzuesit e telefonit mobil, duke filluar të dhënat për çmimet, rezultatet sportive, moti, informacionet pë fluturime, lajmet, rezultatet e lotarisë, mahi, horoskop dhe shum informacione të tjera.


Fotografi lëvizëse

Me kalimin e kohës natyra e komunikimit mobil është duke kaluar prej modit tekstual në atë visual. Dërgimi i fotografive lëvizëse ka edhe levërdinë komerciale natyrisht, pasi që me këtë shërbim mund ta bëjmë monitorimin e parkingut, një pjese të ndërtesës apo dërgimi i imazheve prej ambulancës në spital për nevoja mjekksore etj. Videokonferekca poashtu është një sherbim tjetër i cili mundëson kompanive të ndryshme takime pune me klientë pa pasur nevojë me qenë fizikisht afër.


Puna në një dokument të përbashkët

Mundësia e qasjes në një document të përbashkët mibil si dhe qasja nga largësia (remote) bënë që njerëz të ndryshëm nga vende të ndryshme të kenë qasje në një dokument me mundësimi ndryshimi në atë dokument. Ky lloj i aplikacionit ka përdorim të gjerë dhe gjithnjë e më të madh në botën komerciale, si nga zjarrfikësit, tretame mjekësore, gazetari etj.


E-mail-at e korporatës

Nëse një numër i stafit të një korporate nuk gjenden tërë kohën në mjediset e punës ata mund të jenë gjithnjë në kontakt me kompaninë me anë të e-mail-ave të cilët mund t'i lexojnë kudo me anë të shërbimeve GPRS duke përfshirë Microsoft Mail, Outlook, Outlook Express, Microsoft Exchange, Lotus Notes etj.


Pozita e pajisjeve

Ky aplikacion integron systemin e poziconimit Satelitor që tregon njerzve se ku gjenden. GPS (Global Positon System) është rrjetë e përbërë prej 24 satelitëve e lirë për tu përdorur e cila është vendosur nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve. SMS mesazhet janë ideale për dërgmin e GPS informaconeve siç janë: gjerësia gjeografike, gjatësia gjeografike, lartësi dhe largësi.

Qasja në LAN nga largësia (remote)

Remote aplikaconet në rrjetën LAN përfshijn qasjen ë alikacionet që shfrytëzuesit i shfrytëzojnë gadi çdo ditë, siç janë qasja në intranet, në serviset email, apo qasja në bazë e të dhënave siç janë Oracle apo Sybase apo edhe SQL. Pra me këto shërbime të këtyre aplikacioneve mund të monitorhet dhe kontrollohet puna e një corporate duke pasur qasje në serviset e lartpërmendura.


Literatura:

- Broadband Telecommunication Handbook , Second Edition Regis J."Bud" Bates
- Linqe në internet
http://www.gsmworld.com/technology/gprs/intro.shtml
http://wireless.iop.org/articles/feature/5/2/7/1#weedg1_02-04
http://www.palowireless.com/gsm/tutorials.asp
http://www.ee.surrey.ac.uk/Personal/L.Wood/constellations/tables/gsm.html
http://www.comms.eee.strath.ac.uk/~gozalvez/gsm/gsm.html
http://ccnga.uwaterloo.ca/~jscouria/GSM/gsmreport.html
http://www.wirelessdevnet.com/channels/wireless/training/mobilewirelesstoday.html




Creative Commons License
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn
Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2014 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...