|
Arkiva për Muajin 10/2005
|
 | 31/10/05
|
 | 30/10/05 Kryeministri i Koresë Jugore Lee Hae-chan, përshëndetet me robotin e parë humanoid të Koresë Jugore, i cili njihet me emrin HUBO. Ky robot është rezultat i hulumtimit një vjeçar. Në krahasim prej robotit Japonez ASIMO, HUMO është në gjendje ti kontrolloj gishtërinjtë e vet në mënyrë të pavarur. Foto nga AP Photo/Ahn Young-joon. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 29/10/05 Kjo është vetura konceptuale 'Pivo' e krijuar nga kompania Nissan Motor. Kabina e kësaj veture është në gjendje të rrotullohet 360 shkallë, me ç'rast eliminohet nevoja për kthim të mbrapsht. Foto nga AFP/Kazuhiro Nogi. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 28/10/05 Kjo është vetura konceptuale 'Birdcage 75th' e krijuar nga kompania Italiane Maserati. Kjo veturë u shfaq në ekspozitën 'Tokyo Motor Show' të mbajtur në Makuhari Messe në lindje të Tokios. Fotot nga ItaliaSpeed.com dhe RSportsCars.com. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 27/10/05
|
 | 26/10/05
|
 | 25/10/05 Kompania Japoneze Yamaha shfaqi modelin konceptual të motoçikletës hibride me performim të lartë të quajtur 'Gen-Ryu'. Kjo motoçikletë është e pajisur me një motor 600 centimetër kubik i cili është në gjendje ta tejkaloj performimin e një makine me motor 1,000 centimetër kubik. Prezantimi i këtij modeli u bë në ekspozitën e 39 të motorëve në Makuhari (Ang. The 39th Tokyo Motor Show in Makuhari). Foto nga AFP/Yoshikazu Tsuno. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 23/10/05
|
 | 21/10/05 Modeli SE-E 55 nga kompania Pioneer në krahasim prej dëgjueseve tjera, e ka opsionin 'manner'. Me anë të këtij opsioni, shfrytëzuesi mundet ta bëj zvogëlimin e zërit i cili shkon nga shfrytëzuesi e më tej. Kjo veti u ndërtua pikërisht për rastet kur zëri i lartë i muzikës dëgjohet përtej dëgjueseve të shfrytëzuesit. Foto nga Akihabara News. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 20/10/05 Kjo është fluturakja EZ-Rocket e cila është ndërtuar nga grupi XCOR Aerospace si pjesë e një programi testues për ndërtimin e fluturakëve hapësinore të cilat munden të ri-shfrytëzohen. Për nevoja fluturimi, EZ-Rocket shfrytëzon alkool isopropil dhe oksigjen të lëngët. Foto nga Rocket Racing League. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 19/10/05 Ky është dokumenti i parë i cili dëshmon se si një gorillë është duke e shfrytëzuar një shkop si mjet. Kjo gorillë e cila gjendet në Republikën e Kongos, është duke e shfrytëzuar shkopin për ta matur thellësinë e ujit. Foto nga Thomas Breuer/Wildlife Conservation Society. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 18/10/05 Në këtë foto shihet një konflikt i pazakontë në mes të një pitoni 3.8 metërsh dhe një aligatori 1.8 mëtërsh. Pitoni Birmanes kishte pëlcitur përderisa ishte munduar ta gëlltiste aligatorin në tërësi. Foto nga British Broadcasting Corporation. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 17/10/05 Ky është modeli 01+ i kompjuterit ultra personal (Ang. ultra personal computer - uPC) OQO. Pajisja përmban sistemin operativ Windows XP i cili është tërësisht funksional. Sa i përket anës harduerike, OQO modeli 01+ përmban një procesor 1GHz, disk 30GB, 512MB RAM, aftësi patel të integruar, si dhe FireWire dhe USB porte. Foto nga OQO. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 16/10/05 Këta janë Keck teleskopët binjakë 10-metërsh të cilët gjenden në Havai (Ang. Hawaii). Me anë të këtyre teleskopëve astronomët të NASA-s kanë arritur të bëjnë përmbajtjen e ndriçimit për 99% gjatë vrojtimit të tre yjeve të ndryshëm, me ç’rast vrojtimi ka qenë shumë më efikas. Foto nga W.M. Keck Observatory. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 15/10/05 Kjo pamje e hënës të Saturnit e cila njihet me emrin Hiperion (Ang. Hyperion) u realizua rishtazi më 26 Shtator të këtij viti nga fluturakja Cassini përgjatë fluturimit në afërsi të saj. Siç shihet nga fotografia, Hiperon ka një sipërfaqe karakteristike në krahasim me objektet tjera të sistemit tonë diellor. Foto nga NASA/JPL/Space Science Institute. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 12/10/05 Në këtë punim të bërë nga një artist, shihet modeli i propozuar për një fluturake mbikëqyrëse që do të shfrytëzohet për misionet në planetin Mars. Kjo fluturake do të përbëhet nga një balon, si dhe nga një krah i cili është i dizajnuar për të ndihmuar në drejtim. Shkencëtarët mendojnë që një fluturake e tillë do të jetë në gjendje të bëj mbikëqyrje për një fraksion të kohës që iu nevojitet roverave tokësorë. Pamja nga Global Aerospace Corporation dhe Mars © ESA/DLR/FU Berlin (G. Neukim). Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 11/10/05 Teknikët Rusë punojnë në modulin shërbyes ‘Zvezda’ pasi që mbaroi testin e presionit më 12 Shtator, 1997. Ky modul është kontributi i parë i plotë i Rusëve për Qendrën Hapësinore Ndërkombëtare. Lansimi i modulit është bërë më Dhjetor të 1998 ku caku i tij ka qenë furnizimi i hershëm me energji, shtytje, përkrahje jetësore, komunikim, dhe me hapësirë për jetesë për Qendrën Hapësinore Ndërkombëtare. Foto nga NASA. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 10/10/05 Korporata D-Link ka lëshuar në qarkullim këtë kamerë patel ku modeli i saj mbanë emrin DCS-6620G. Kjo kamerë ka një zmadhim optik prej 10x, lidhje patel 802.11g, si dhe mikrofon të integruar. DCS-6620G përkrah inqizimet në Motion JPEG si dhe MPEG-4. Kjo kamerë poashtu ka mundësinë të shfrytëzon ndonjë altoparlantë, ku kjo i jep mundësi dirigjuesit të komunikojë me personat që janë afër kamerës. DCS-6620G është në gjendje të bëj inqizime edhe kur në ambient ka sasi të vogla të dritës. Kamera mundet të qaset me anë të softuerit apo ueb-interfejsit. Sa i përket sigurisë, DCS-6620G përkrahë WPA-PSK, TKIP, si dhe WEP. Foto nga Korporata D-Link. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 09/10/05 Hulumtuesit në detin Koral që gjendet në veri-lindje të Australisë kanë bërë fotografimin e këtij oktapodi të imët mashkullor i cili ka një gjatësi vetëm prej 2.4cm. Në krahasim nga meshkujt, femrat e këtij lloji të oktapodëve arrijnë një gjatësi deri më 2 metra. Është interesante të konkludohet që këta meshkuj çiftëzohen me femrat që janë 100 herë më të mëdha se ata si dhe 40,000 herë më të rënda. Foto nga David Paul. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 08/10/05 Për të mësuar se si gjeni i cili quhet 'Hairless' bën rregullimin e rritjes së qimeve, shkencëtarët kanë studiuar një seri të minjëve pa qime me mungesë të këtij gjeni. Siç duket, këta mijë fillimisht kanë një mbulesë të plotë qimesh, por pasi që kjo mbulesë bie, atyre nuk iu rriten qimet përsëri. Mirëpo, nëpërmjet inxhinieringut gjenetik, shkencëtarët i bën mijtë pa qime të prodhojnë ‘Hiarless’ proteina në qelizat specifike të folikulave të qimeve, ku e tërë kjo rezultoi në rritjen e qimeve tek minjtë e lartpërmendur. Foto nga PNAS. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 07/10/05 Në këtë fotografi shihet një kallamar gjigant (Architeuthis) i cili ka një gjatësi të përafërme prej (8) tetë metrave. Kjo është hera e parë që është bërë fotografimi i një kallamari të gjallë që ka përmasa të tilla. Fotografimi është realizuar në ujërat rreth ishujve Ogasawara të Japonisë në një thellësi prej 900 metra. Foto nga T. Kubodera dhe K. Mori. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 06/10/05 Një rrugë në Cocodrie të shtetit Louisiana shihet se si është e mbuluar tërësisht nga uji pasi që uragani Rita arriti në brigjet jugore të Sh.B.A.-ve. Uragani shkaktoi dëme masive gjatë kalimit nëpër pjesën juglindore të Teksasit dhe nëpër Louisiana. Foto nga Sandy Huffaker/Getty Images. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 05/10/05 Një numër i konsolave PlayStation 3 (PS3) shihen në këtë fotografi. Kjo konsolë e cila është e njohur nga modelet paraprake për nga mundësitë që i ofron për video lojëra, pritet që të futet në qarkullim nëpër tregjet e ndryshme që nga pranvera e vitit 2006. Zotëri Ken Kutaragi i cili është CEO i Sony Computer Entertainment Inc. (SCEI) ka deklaruar që disqet që do të shfrytëzohen në PS3 do ta kenë të para-instaluar ndonjë sistem operativ GNU/Linux. Ia vlen të përmendët që në PS3 është bërë edhe implementimi i Cell arkitekturës. Foto nga Akihabara News. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 04/10/05 Një sy është duke e vrojtuar një ekosistem në të cilin secili organizëm ushqehet me tjetrin, apo me plehrat e tjetrit. I tërë ky ekosistem i kufizuar, duhet ta mbështesë depërtimin e dritës në mënyrë që bima të prodhojë oksigjen. Është pothuajse një Tokë në vete. Foto nga Maximillian Schneider. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 03/10/05 Qelizat e kancerit munden të përhapën nëpër trup me anë të procesit që njihet si metastazë. Qeliza e kancerit që shihet në fotografi është duke u përhapur teposhtë një pori në një filtër. Kjo fotografi është realizuar tek organizata bamirëse Cancer Research UK. Tek kjo organizatë përhapja e kancerit është duke u studiuar me shpresë se do të bëhet gjetja e një shërimi. Foto nga Anne Weston. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 02/10/05 Tensioni sipërfaqësor i ujit është i mjaftueshëm që ta mbaj një kapëse letrash. Nëse bëhet fotografimi i një dukurie të tillë, duke e vendosur një grilë para burimit të dritës, mundemi të shohim qartas deformimet e shkaktuara në ujë si pasojë e peshës të kapëses të letrave. Foto nga Robert Anderson. Shtuar nga: G. DOKO
|
 | 01/10/05 Ky është një reprezentim i teorisë të njohur me emrin panspermia. Kjo teori thotë që farat e jetës ndodhën kudo në Univers, dhe që jeta në Tokë është krijuar si rezultat i arritjes të njërës nga këto fara që nga kohërat e hershme të historisë gjeologjike të planetit tonë. Fotografia tregon se si përplasen disa vezë dhe pastaj lirojnë vezë tjera më të vogla. Foto nga John Brackenbury. Shtuar nga: G. DOKO
|