Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Lajme Mbulimet Speciale Arkiva: Foto RSS Feed

 

Arkiva e Pamjeve

Viti: 2004
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2005
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2006
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2007
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2008
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2009
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2010
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2011
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2012
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2013
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Viti: 2014
1/2/3/4/5/6/7/8/9/10/11/12/
Arkiva për Muajin 03/2007
23/03/07
Në këtë fotografi të bërë në New Orleans të SHBA-ve shihet mekanizmi për ngritjen e shtëpisë. Fotografia e bërë nga Mark Westguard për BBC.
Shtuar nga: B. DEVA
21/03/07
Gjatë vozitjës drejtë kodrës McCool rrotat e roverit eksplorues të NASAs Spirit kanë hasur në sasinë më të madhe të dheut të ndritshëm që është gjetur ndonjëherë në këtë mision. Kjo pamje që është bërë me ditën Marsiane të 788-të të roverit Spirit tregon tonin e ndritshëm dhe sasinë e madhe të materialit që është zbuluar. Foto nga NASA/JPL-Caltech/Cornell.
Shtuar nga: G. DOKO
20/03/07
Skenim i reklamës së makinës "Tandy 5000 MC Professional System" me Mikroprocesor 20MHz Intel 80386, Grafikë VGA, 2MB RAM, 256,000 ngjyra, me sistem operativ MS-DOS 3.3 me çmim prej $8499. Kjo reklamë na bën të i çmojmë më shumë makinat kompjuterike të sotme.
Shtuar nga: B. DEVA
19/03/07
Në këtë foto shihet roveri i NASAs Spirit gjatë inspektimit të ca shkëmbinjëve afër majës së kodrës Husband Hill. Roveri Spirit së bashku me roverin Opportunity (poashtu i NASAs) janë duke e hulumtuar planetin Mars më se 3-vite, dhe deri tani po të dytë kanë gjetur dëshmi që ky planet në të kaluarën ka qenë i lagët. Foto nga M. Di Lorenzo et al., Mars Exploration Rover Mission, Cornell University, JPL, NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
18/03/07
Ekipazhi i misionit STS-85 shfrytëzoi një kamerë 35mm për kapjen e këtij imazhi të Aurora Australis. Në foto poashtu shihet edhe stabilizuesi vertikal i fluturakës hapësinore Discovery. Foto nga NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
17/03/07
Në këtë foto të vitit 1942 shihet vija prodhuese e aeroplanëve luftarak B-25 Mitchell të kompanisë North American Aviation (NAA) në Fairfax Airport, Kansas City, Kansas të Sh.B.A-ve. Kjo fluturake me makina dyshe ka pas efekt devastues ndaj caqeve Gjermane dhe Japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më se 10,000 fluturake gjatë Luftës së Dytë Botërore janë pas ndërtuar në Fairfax Airport. Foto nga Alfred T. Palmer, U.S. Office of War Information (OWI).
Shtuar nga: G. DOKO
16/03/07
Fotografi e astronautit Amerikan me prejardhje Shqiptare William Gregory. Gregory ishte pilot në fluturaken e STS-67 që u lansua me 2 Mars, 1995. Ky mision ishte të bën vështrime astronomike në spektrat ultravjollce. Sot, Gregory punon në Honeywell në Phoenix, Arizona. Foto nga NASA
Shtuar nga: B. DEVA
15/03/07
Ky graf paraqet vetëm një fraksion të hartës së Internetit. do vijë në këtë graf është e vizatuar në mes dy nyjeve që paraqesin dy IP adresa. Ky graf përmban mbi 40,000 nyje, ku të gjitha këto paraqesin rreth 2% të hapësirës për adresa të rrjetit të klasës C. Grafi nga Matt Britt.
Shtuar nga: G. DOKO
14/03/07
Zhaba e Artë (bufo periglenes) është amfibe e cila është autoktone në vetëm 5 km2 në regjionin e Kosta Rikas dhe tani është shume e rrallë. Nga disa burime shkencore besohet që zhdukja e kësaj zhabe është pasojë e ngrohjes globale. Pamja e marrë nga US Fish and Wildlife Service dhe United States Department of Interior.
Shtuar nga: B. DEVA
13/03/07
Parashikimi i ndryshimeve në akullin detar në Arktik në vitet 1950 deri 2050 sipas Laboratorit Gjeofizik për Dinamikën e Fluideve duke u bazuar në modelin Cirkular Gjeneral Atomsferiko-Oqeanik R30. Këtu shihet zvogëlimi i trashësisë së caktuar të akullit në vitet e më vonshme. Pamja është punë e Administratës Nacionale Oqeanike Atmosferike.
Shtuar nga: B. DEVA
12/03/07
Pamje ajrore e liqenit akullnajor "Grinnell" në parkun nacional akullnajor të SHBA-së. Këtu shihet se si me kalimin e viteve ky liqen është shterrur. Pamja nga USGS, 1981.

Shtuar nga: B. DEVA
11/03/07
Kjo pamje e fenomenit "Aurora Borealis" është bërë afër "bear lakes" në Alaskë. Ky fenomen është i pranishëm në zonat polare dhe krijohet si rezultat i ndeshjes së grimcave ku emitohet energjia si dritë me gjatësi të ndryshme valore. Pamja nga US Air Force - Senior Airman Joshua Strang
Shtuar nga: B. DEVA
10/03/07
Në këtë foto shihet komandanti i misionit Apollo 17 Eugene A. Cernan përderisa është duke e bërë një kontrollim të shkurtë të automjetit hënor. Kjo foto është bërë nga piloti i modulit hënor Harrison H. Schmit në luginën Taurus-Littrow të Hënës. Foto nga NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
09/03/07
Në këtë fotografi mund të shihet eklipsi i Hënës që mund të vërehej të Shtunën e kaluar (3 Mars, 2007). Kjo fotografi është e përbërë nga dy ekspozime, ku i pari ekspozim është i shkurtër në mënyrë që të kapet pamja e sipërfaqes të Hënës, dhe i dyti ekspozim është i gjatë në mënyrë që të kapet prapavija me yje. Fotografia është bërë në qytetin Villdon të Austrisë (Ang. Wildon, Austria). Foto nga Johannes Schedler, Panther Observatory, Austria.
Shtuar nga: G. DOKO
08/03/07
Roveri i NASAs për eksplorimin e Marsit i quajtur Opportunity ka arritur që të përshkruaj 10,000 kilometra të sipërfaqes së Marsit për 1,080 ditë Marsian që kur ka arritur në Mars. Fillimisht është pas planifikuar që Opportunity të kryej një mision tre mujor më përshkrim të një distance prej 600 metrave, mirëpo që nga Janari i vitit 2007 Opportunity ka hyrë në vitin e katërt të eksplorimit të Marsit. Në këtë foto shihen rrethanat e ditës kur Opportunity arriti që të përshkruante 10,000 kilometra. Foto nga NASA/JPL-Caltech.
Shtuar nga: G. DOKO
07/03/07
Në këtë foto shihen dy insekte të llojit melangyna viridiceps (të njohur në gjuhën Angleze si hoverflies) përderisa janë duke u shumuar në ajër. Mashkulli i cili mundet të vërehet nga sytë e tij që takohen në maje të kokës qëndron lartë, ndërsa femra poshtë. Këto insekte janë polinatorë (Ang. pollinators) të rëndësishëm, dhe mund të vërehen zakonisht në afërsi të luleve. Foto nga Fir0002, Wikipedia.
Shtuar nga: G. DOKO
06/03/07
Ky është i shumëngjyrëshi Io. Ky trup qiellor paraqet hënën më të afërt të Jupiterit, që ka aktivitetin më të lartë vullkanik në tërë sistemin solar. Sipërfaqja e Ios çdo disa mijëra vite mbulohet tërësisht nga lava vullkanike. Foto nga NASA/JPL.
Shtuar nga: G. DOKO
05/03/07
Në këtë foto shihen prestarët e misionit STS-116, ku ky ishte një fluturim i fluturakes hapësinore Discovery për në Qendrën Hapësinore Ndërkombëtare. Lansimi i suksesshëm i fluturakes Discovery është pas realizuar më 9 Dhjetor, 2006 më 08:47:35 të zonës kohore EST. Foto nga NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
04/03/07
Struktura Richat që gjendet në Mauritania për një kohë të gjatë është pas menduar që ka qenë rezultuar i përplasjes së ndonjë meteoriti, mirëpo tani mendohet që kjo strukturë është një ngritje simetrike e cila ka qenë e ekspozuar ndaj procesit të erozionit. Foto nga NASA.
Shtuar nga: G. DOKO
03/03/07
Në foto shihen tre radome të cilat gjenden në Qendrën e Operacioneve Kriptologjike të Bazës Ajrore Misawa të Japonisë. Fjala "radome" rrjedh nga fjalët Angleze "radar dome" ku kjo paraqet një hapësirë të mbyllur e cila i mbron antenat nga aktivitet e ndryshme klimatike. Radomet kryesisht shfrytëzohet për ta ndaluar akumulimin e akullit në sipërfaqen metalike të antenës. Foto nga JO1 Preston Keres, United States Navy.
Shtuar nga: G. DOKO
02/03/07
Në këtë foto shihet fluturakja luftarake F-15D Eagle e Krahut Luftarak 325 të vendosur në Bazën e Forcave Ajrore Tyndall në Florida të Sh.B.A.-ve. Gjatë këtij fotografimi F-15D lansoi dy raketa flake të cilat shfrytëzohen si mbrojtje kundër raketave të cilat e qëllojnë cakun me anë të kërkimit të nxehtësisë. Foto nga Staff Sergeant Jeffrey Allen.
Shtuar nga: G. DOKO
01/03/07
Në këtë foto shihet erg Chebbi, ku ky është i vetmi erg i Saharës në Moroko. Ergu paraqet një sipërfaqe relativisht të rrafshët të shkretëtirës e cila është e mbuluar me rërë të transportuar nga era. Rreth 85 përqind të rërës të lëvizshme të Tokës gjenden në ergë që janë më të mëdhenj se 32,000 km. Foto nga Rosa Cabecinhas dhe Alcino Cunha.
Shtuar nga: G. DOKO
Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2014 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...