|
Java
Shqip: Java
Shtuar Me: 28/10/2006, nga Genc DOKO
|
|
Java është gjuhë programuese e orientuar në objekte e cila është pas zhvilluar në fillim të viteve 1990-ta nga James Gosling dhe kolegët e tij të kompanisë Sun Micrososytems.
Në dallim nga gjuhët tjera programuese, Java as nuk kompilohet në kod të makinës, e as nuk interpretohet gjatë ekzekutimit, por kompilohet në çka është e njohur si "bytecode", që pastaj është i ekzekutuar nga makina virtuale e Javas.
Fillimisht Java filloi si projekt me emrin "Oak" nën udhëheqjen e James Gosling më Qershor 1991. Gosling kishte për qëllim të bënte implementimin e makinës virtuale, si dhe realizimin e një gjuhe që do të kishte ngjashmëri me gjuhën programuese C, por në anën tjetër do të kishte njëtrajtshmëri dhe thjeshtësi më të madhe se gjuha programuese C dhe ajo C++.
Lëshimi i parë publik i Javas që sipërfaqësoi më 1995 ishte i njohur me emrin Java 1.0. Ky version e përmbushi premtimin "Write Once, Run Anywhere" (WORA), dhe ishte relativisht i sigurt, duke ofruar mundësi për të ndryshuar parametrat e sigurisë, si dhe duke lejuar kufizimin e qasjes të skedave nëpërmjet rrjetit. Pas këtij lëshimi, nuk kaloi shumë kohë deri sa ueb-shfletuesit kryesor e përfshinë Javan, ku ky hap ndikoi në rritje të shpejt të popullaritetit të saj.
|
|
|
 |
|
|
Shėnim: Edhe pse definicioni nė shqip tregohet si i tillė, nuk do te thote qė doemos ėshtė i pėrkthyer. Ndėrsa, nėse i perkthyer, nuk do tė thotė qė doemos ėshtė pėrkthim zyrtar. Pr-Tech nuk merr pėrgjegjėsi pėr saktėsinė e definicionit.

|
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
|
|
|