|
|
Gjuha e Definicioneve: Shqipe / Duke Shfletuar: B |
byte
Shqip: bajt
Njësia themelore e matjës së memories, kapacitetit dhe masës së shkëmbimit të shënimeve në kompjuter. Një bajt përbëhët nga 8 bita. Bajtat gjithmonë shënohen me B të madhe, ndërsa bitat me b të vogël.
|
database
Shqip: baza e tė dhėnave
Baza e të dhënave është një grumbull i informatave të organizuara në mënyrë të tillë që një program kompjuterik mund të zgjedhë pjesët e kërkuara të të dhënave. Bazat e të dhënave tradicionale ishin të organizuara në fusha,...
|
BCD
Shqip: BCD
BCD (Binary Coded Decimal) - Sistem numerik ku çdo numër decimal (0 - 9) paraqitet me anë të 4 bitave. Psh. numri 21 në BCD është 0010 0001.
|
BIND
Shqip: BIND
(I)
BIND është shkurtesë për Berkeley Internet Name Domain. BIND është paketë softwerike apo bazë e të dhënave, që përkrah apo është pjesë e DNS (Domain Name Server) dhe ka tre komponente kryesore: DNS server,...
|
biodegradable
Shqip: biodegraduese
Shprehja biodegraduese përdoret për prodhime apo gjëra të cilat kanë aftësinë për t'u zbërthyer në mënyrë të sigurt dhe shpejtë, përmes metodave biologjike, në materialet themelore natyrore. Këto prodhime mund të jenë të ngurta apo lëngëta....
|
biomimetic
Shqip: biomimetika
Biomimetika është përshkrim i gjerë i proceseve apo sistemeve inxhinierike të cilat e imitojnë botën biologjike. Kjo shprehje së pari është shfaqur në biokimi ndërsa sot i'u aplikohet shumë fenomeneve kimike dhe mekanike....
|
BIOS
Shqip: BIOS
Shkurtesa për Basic Input Output System. BIOS është i ndërtuar në makinë dhe përmban programin/kodin të nevojshëm për nisjen e makinës. BIOS kontrollon tastaturën, ekranin, disqet, komunikimet serike (serial) dhe gjera tjera varësisht nga prodhuesi....
|
bit
Shqip: bit
Bit është shkurtesë për Binary Digit. Kjo është një vlerë binare pra 1 ose 0. Gjithashtu është njësia më e vogël prej të cilave gjitha ndërtohen. Bitat përdoren për matjen e gjerësisë së shkëmbimit të informatave apo masës së shkëmbimit....
|
BitTorrent
Shqip: BitTorrent
BitTorrent është emri i P2P protokolit për shkëmbimin e skedave. Po të njëjtin emër mban edhe softueri falas/hapur që e implementon protokolin e lartpërmendur.
BitTorrent është i dizajnuar për shpërndarjen e sasive të mëdha të të dhënave duke mos ...
|
blog
Shqip: blog
Blog paraqet një ueb-faqe që përmban të hyra në formë të ditarit. Këto të hyra kryesisht janë komente mbi lajme ose/edhe tema të ndryshme; por disa nga blog faqet shfrytëzohen edhe si ditar. Shumica e blog faqeve zakonisht janë tekstuale,...
|
Blu-ray
Shqip: Blu-ray
Blu-ray apo Blu-ray Disc (BD) është emri i gjeneratës së re të disqeve optike të zhvilluara nga 13 prodhuesve të elektronikës dhe kompjuterave si Dell, Hitachi, HP, LG, Mitsubishi, Panasonic, Pioneer, Philips,...
|
Bluetooth
Shqip: Bluetooth
Bluetooth është teknologji patela që përdoret për komunikim mes makinave në distanca të vogla, zakonisht rreth 10 m (transmetimet deri në 1 km janë arritur gjithashtu!). Bluetooth përdor spektrin 2.4 GHz për të lidhur makinat me shpejtësi 1 Mbps....
|
BNF
Shqip: BNF
BNF është shkurtesë për Backus-Naur form. BNF është metasintaksë që përdoret për të paraqitur gramatikën pa kontekst (Ang: context-free grammars). BNF paraqet sintaksën (gramatikën) e një gjuhe programuese,...
|
BOINC
Shqip: BOINC
BOINC është shkurtesa për infrastrukturën për kompjutering të distribuuar e cila quhet Berkeley Open Infrastructure for Network Computing. Kjo infrastrukturë fillimisht u zhvillua prej projektit SETI@home me qëllim që të jetë e dobishme edhe përtej p...
|
boot
Shqip: boot
Nisja e kompjuterit. Procesi i ngarkimit të programi fillestar (BIOS) nga ROM-i CMOS dhe nisja e sistemit operativ.
|
BOOTP
Shqip: BOOTP
Shkurt për Bootstrap Protocol. Ky protokol ofron kornizën për bartjën e informatave konfiguruese në makina "pa tru" të lidhura në rrjeta TCP/IP. BOOTP protokoli lejon makinës kliente të zbulon IP adresën e vet,...
|
bot
Shqip: bot
(I)
Shkurtesa për robot, programe të cilat kërkojnë informata nëpër internet. Makinat kërkuese si Lycos dhe Google përdorin bot-a.
(II)
Në terminologjinë e lojrave personazhet e shtuar në lojrën kompjuterike të dizajnuar të zëvendësojnë lojtarin e...
|
bps
Shqip: bps
Shkurtesë për "bits per second", apo bita (me b të vogël) për sekondë. Kjo është shkurtesë për matjen e transfermit të shenimeve në njësi bit-e në sekondë.
Shikoni gjithashtu: Bps (Bytes per second)
|
bandwidth
Shqip: brezi i gjėrėsisė
Bandwidth - është tregues i mundësive të rrjetit. Bandwidth paraqet numrin i cili tregon se sa të dhëna mund të barten nga pika A në pikën B mrenda intervalit kohor. Njësia e bandwidth është bit për sekondë që shkruhet bps....
|
BSD
Shqip: BSD
BSD është shkurtesë për Berkley Software Distribution. Kjo është një UNIX shpërndarje e krijuar nga grupi për hulmtim të sistemeve kompjutorike i Universitetit të Kalifornisë në Berklli (ang. Univerisity of California at Berkley)....
|
Bus
Shqip: Bus
(I)
Bus është rruga nëpër të cilen kalon informata apo sinjali elektrik. Bus është e ndertuar prej telave paralel. CPU, RAM, dhe të gjitha I/O pajisjet janë të lidhura për Bus, dhe në këtë mënyrë, këto komponente harduerike komunikojnë mes veti nëpë...
|
|
|
 |
|
|
Shėnim: Edhe pse definicioni nė shqip tregohet si i tillė, nuk do te thote qė doemos ėshtė i pėrkthyer. Ndėrsa, nėse i perkthyer, nuk do tė thotė qė doemos ėshtė pėrkthim zyrtar. Pr-Tech nuk merr pėrgjegjėsi pėr saktėsinė e definicionit.

|
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
|
|
|