Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Lajme Mbulimet Speciale Arkiva: Foto RSS Feed

 

Kategoritė

Shkenca KompjuterikeStandarde / FormateProgramim / VeglaSisteme OperativeRrjeta / InfrastrukturėBaza e tė DhėnaveSigurim DigjitalPrograme AplikativeHarduer / PajisjeRobotikė / IAPolitikė / Kulturė / TreguHapėsirė / Shkencė

Vėrtetimi qė njeriu ėshtė duke shkaktuar ngrohjen globale
Hapėsirė / Shkencė - 27/02/2005 - Shkruar nga: Genc B. KASTRATI
Një studim i tërthorët mbi rritjen e temperaturave të oqeaneve është tregues që aktiviteti i njeriut në planetin tonë është duke shkaktuar ngrohjen globale. Rezultatet e studimit janë bindëse që ngrohja e 0.9°C e ujrave është shkaktuar vetëm nga lirimi i gazrave ngrohës atmosferik.

Dr. Tim Barnett, nga Instituti Scripps për Oqeanografi (Scripps Institution of Oceanography) në La Jolla/Kaliforni, ka deklaruar "debata mbi atë se a ekzistojnë shenja që ngrohja globale është duke ndodhur ka përfunduar, së paku për njerëz racional". Ai shton "modelet [kompjuterike] ishin të sakta. Politikanët më nuk mund të thojnë që ende asgjë nuk është e sigurt ose që modeleve nuk mund t'iu besohet".

Në studimin e tyre, Dr. Barnett dhe ekipi i tij, vëzhguan mbi shtatë milion shënime mbi temperatura, salinitet, dhe variabla tjera të oqeaneve botërore të mbledhura nga Administrata Kombëtare për Oqeane dhe Atmosferë (US National Oceanic and Atmospheric Administration).

Hulumtuesit zbuluan që variacionet natyrore në klimën e Tokës nuk mund t'a spjegojnë gjendjën e sotme, pra ndryshimet e sotme klimatike (duke përfshirë ndikimin e aktivitetit Diellor dhe vullkanik), por ata zbuluan që kur mirren parasysh gazrat e liruara nga aktiviteti njerëzor, modelët klimatik kompjuterik i'u përputhen shumë afër realitetit të sotëm.

Ndikimi i ngrohjes globale në oqeane është i madh, ato mund të vërehen në Atlantik në thellësi prej 700 m ndërsa në Paqësor në thellësi prej 100 m.

Dr. Barnett gjithashtu shton "kjo mund të jetë prova më e fortë deri sot që ngrohja globale është duke ndodhur këtë moment, dhe tregon që ekziston mundësia të simulojmë të kaluarën dhe të ardhmën [me modele kompjuterike]. Rëndësia statistike e këtyre rezultateve është tepër e rëndësishme për t'a braktisur, dhe duhet të largon çfarëdo dyshimi mbi ngrohje globale".

Ky studim do të vendos më shumë shtypje mbi administratën e Kryetarit Bush që të nënshkruan protokolin e Kyotos.

"Kemi një problem të madh përpara. Debata nuk është a ka ngrohje globale, por çka do të bëjmë për këtë" shton Dr. Barnett.

Dėrgoje me E-postė Pėr shtypės
Burimi i lajmit:
http://www.timesonline.co.uk/article/0,,3-1489955,...


Shkruaj Lajme

Ngrohja Globale


Lajme të ngjajshme

Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2014 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...