Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Lajme Mbulimet Speciale Arkiva: Foto RSS Feed

 

Kategoritė

Shkenca KompjuterikeStandarde / FormateProgramim / VeglaSisteme OperativeRrjeta / InfrastrukturėBaza e tė DhėnaveSigurim DigjitalPrograme AplikativeHarduer / PajisjeRobotikė / IAPolitikė / Kulturė / TreguHapėsirė / Shkencė

Geobakteri qė prodhon nanotela pėrēues
Hapėsirė / Shkencė - 27/06/2005 - Shkruar nga: Genc B. KASTRATI
Hulumtuesit në University of Massachusetts Amherst, kanë zbuluar struktura të vogla biologjike të cilat kanë përçueshmëri të madhe. Ky zbulim na lejon t'a kuptojmë se si mikro-organizmat kanë aftësi t'i pastrojnë ujërat dhe në të njejtën kohë prodhojnë elektricitet. Ky zbulim mund të ketë zbatim edhe në nanoteknologji.

Hulumtuesit i quajtën këto struktura, nanotela mikrobial (Ang: microbial nanowires). Gjerësia e këtyre nanotelave është 3-5 nanometra, por janë mjaft të qëndrueshme dhe deri më një mijë herë më të gjata se gjerësia e tyre.

Kreu i ekipit hulumtues, mikrobiologjisti Derek R. Lovely, thotë "Struktura të gjata, të tilla, janë të papritura në biologji. Kjo tërësisht ndryshon konceptin se si mikro-organizmat manipulojnë me elektrone, dhe siduket këto materiale mund të kenë dobi në zhvillimin e pajisjeve tëpër të vogla elektronike".

Lovely me 1987 ka zbuluar Gjeobakterin (Ang: geobacter), që ka aftësi t'i regjenerojë ujërat e ndotura me substanca toksike, apo radioaktive. Për t'a bërë këtë, Gjeobakteri duhet të mbartë elektronet jashta qelizës së vet, duke i mbartur në metale apo elektroda. Zbulimi i fundit i hulumtuesve e spjegon se si geobakteret e bëjnë këtë, pra me nanotela (apo pili në terminologjinë biologjike).

Ekipi hulumtues përdori mikroskop elektronik për t'i testuar nanotelat që dalin nga Gjeobakteri, duke zbuluar që përçueshmëria e tyre është tejet e lartë. Gjithashtu, hulumtuesit zbuluan që Gjeobakteri i modifikuar gjenetikisht, ashtu që të mos prodhon nanotela, nuk kishte aftësi të vepron kundër ndotjës.

Zbulimi gjithashtu spjegon se si Gjeobakteret mund të jetojnë në mjedise me mungesë së Oksigjenit dhe me nivele të larta të ndotjës.

Dėrgoje me E-postė Pėr shtypės
Burimi i lajmit:
http://www.umass.edu/newsoffice/archive/2005/06220...


Shkruaj Lajme

Nanoteknologjia

Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2014 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...