Ēka mund të jetë hera e parë dhe lajmi më befasues deri tani në siguri të shfletuesve dhe Linux-it, kompania e sigurimit digjital Secunia, lajmëroi se shfletuesi Firefox posedon një prekshmëri e cila kur eksploatohet ndikon përdoruesit e Linux-it dhe UNIX-it, por jo të Windows-it. Versionet e Firefox, para 1.0.6 janë viktima potenciale.
Prekshmëria shfrytëzon një gabim të pranishëm në skriptën startuese për shell e cila e nis Firefox. Duke përdorur lidhje mashtruese, sulmuesi mund të ekzekuton komanda sipas dëshirës në makinën viktimë me Linux/UNIX. Prekshmëria mund të eksploatohet nga larg, dhe lejon kompromitimin e tërësishëm të sistemit.
Përdoruesit e Linux/UNIX duhen të shkarkojnë versionin Firefox 1.0.7 për ti ikur sulmeve të mundshme.
|
Dėrgoje me E-postė
Pėr shtypės
|