Google lansoi shërbimin e fundit për marketing në internet, Click-to-Call, ku përdoruesve të interesuar të internetit iu mundësohet kontaktimi me kompaninë e cila është duke reklamuar shërbimet apo prodhimet. Click-to-Call zbatohet përmes ikonës së telefonit e cila është e vendosur në faqën e rezultateve në Google.
Duke klikuar në atë ikonë, përdoruesi mund ta shkruan numrin e vet të telefonit dhe të lidhet, falas, me reklamuesin për tu informuar mbi prodhimin apo shërbimin në pytje.
Google pohoi se numri i telefonit mbahet i fshehur nga reklamuesi për ti ikur telefonatave shqetësuese. Google gjithashtu pohoi se të gjitha shpenzimet për telefonata mbarten nga ata.
|
Dėrgoje me E-postė
Pėr shtypės
|