Operatori i lidhjeve fiber optike, Level 3 Communications, ka nënshkruar marrëveshje shumë-vjeqare me MySpace.com për mbartje të të dhënave. CTO i MySpace, Aber Whitcomb, deklaroi se "e kemi zgjedhur Level 3 përshkak të efikasitetit të vërtetuar të rrjetit të tyre dhe aftësisë së Level 3 për të përkrahur kërkesat e larta për brezin e lidhjes ".
Siti video i MySpace ka patur 20 milion vizita në muajin e kaluar.
Në vitet e fundit Level 3 ka zgjeruar tregun duke blerë shumë kompani të tjera, si WilTel Communications, ICG Communications dhe Progress Telecom. Level 3 planifikon ta blen gjithashtu kompaninë Looking Glass.
|
Dėrgoje me E-postė
Pėr shtypės
|