Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Lajme Mbulimet Speciale Arkiva: Foto RSS Feed

 

Kategoritė

Shkenca KompjuterikeStandarde / FormateProgramim / VeglaSisteme OperativeRrjeta / InfrastrukturėBaza e tė DhėnaveSigurim DigjitalPrograme AplikativeHarduer / PajisjeRobotikė / IAPolitikė / Kulturė / TreguHapėsirė / Shkencė

Google lanson Google Apps pėr domain-in e juaj
Programe Aplikative - 29/08/2006 - Shkruar nga: Genc B. KASTRATI
Duke filluar nga kjo javë, Google do të ofron paketen "Google Apps for Your Domain", paketen falas që përmban programe për ndërmarrje, universitete dhe organizata. Kjo do ti mundëson këtyre entiteteve të dërgojnë e-postë me Gmail, por me adresen e organizates. Paketa gjithashtu përmban Google Calendar, GTalk dhe Page Creator.

Versioni falas i Google Apps është i përkrahur me reklama, dhe Google planifikon lëshimin e versionit me pagesë që nuk përmban reklama.

Me këtë hap, Google është duke synuar ndërmarrjet e vogla të cilat nuk duan të shpenzojnë të holla për prodhimet e Microsoft. Gjithashtu, përdorimi i një shërbimi të tillë i ul shpenzimet për mirëmbajtje të serverave si dhe eliminon nevojen për të kërkuar ndihmë kur shërbimi nuk punon.

Me shndërrimin e prodhimeve të MS në monolite të mëdha, suksesi i Google Apps mund të jetë i madh, por kjo varet nga gaditshmëria e kompanive të përdorin shërbimet e tilla për ruajtje të informatave të ndieshme.

Dėrgoje me E-postė Pėr shtypės
Burimi i lajmit:
http://news.yahoo.com/s/ap/20060827/ap_on_hi_te/go...


Shkruaj Lajme

Mbulimet Speciale


Lajme të ngjajshme

Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2013 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...