Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Lajme Mbulimet Speciale Arkiva: Foto RSS Feed

 

Kategoritė

Shkenca KompjuterikeStandarde / FormateProgramim / VeglaSisteme OperativeRrjeta / InfrastrukturėBaza e tė DhėnaveSigurim DigjitalPrograme AplikativeHarduer / PajisjeRobotikė / IAPolitikė / Kulturė / TreguHapėsirė / Shkencė

Bio-kompjuteri i ndėrtuar nga ADN-ja i cili nuk e humb lojen e tic-tac-toe
Hapėsirė / Shkencė - 18/10/2006 - Shkruar nga: Genc B. KASTRATI
MAYA-II, është kompjuter i zhvilluar në Columbia University dhe University of New Mexico i cili nuk përdor elektrone për procesim, por ADN-në (Ang: DNA). Kompjuteri gjenetik tani është shndërruar në ekspert për lojen tic-tac-toe, dhe është i fitimtar i pa muajtur. Logjika e kompjuterit përdor ADN-në të cilat lidhen mes vete në sekuenca të caktuara. Kjo lidhje shkakton që një pjesë e shiritit gjenetik të shndërrohet në enzim që me një shirit tjetër të ADN-së prodhon "output".

Ky nuk është kompjuteri i parë gjenetik, por është një nga më të ndërlikuarit. Kompjuteri gjenetik MAYA është krijuar në 2003, por ishte shumë i kufizuar.

Loja me MAYA-II bëhet duke shtuar sekuencat e caktuara të ADN-së që paraqesin hapat në lojë. Loja me MAYA-II është ende e ngadalshme dhe lojtari duhet të fillon i dyti pasi që kompjuteri ka mbushur katrorin e mesem.

Tetë katroret tjerë të gridit të lojës tic-tac-toe, përmbajnë puse me 14 apo 18 dyer logjike gjenetike. Pasi që lojtari e bën hapin e vet në lojë, MAYA-II përgjigjet me reaksion të ADN-së. Ky reaksion lëshon shirite të ADN-së në puset tjera duke rezultuar në ndriçim flouroscent në katrorin që MAYA-II e zgjedh sikur hap.

Joanne Macdonald, hulumtuese nga Columbia University që ka marrur pjesë në këtë projekt, thotë se "MAYA-II e dërgon bio-kompjuteriken në nivel të ri. Kjo është ngjajshme me zbulimin e mikroçipave me qindra dyer logjike".

Puna e bërë me MAYA-II mund të ndihmon edhe në të kuptuarit e ADN-së dhe analizave të mostrave të ADN-së. Një nga rezultatet e kësaj pune është përdorimi i dyerve logjke gjenetike për detektimin e mutacioneve në ADN.

Dėrgoje me E-postė Pėr shtypės
Burimi i lajmit:
http://www.newscientisttech.com/article/dn10310-dn...


Shkruaj Lajme

Mbulimet Speciale

Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2013 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...