Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Lajme Mbulimet Speciale Arkiva: Foto RSS Feed

 

Kategoritė

Shkenca KompjuterikeStandarde / FormateProgramim / VeglaSisteme OperativeRrjeta / InfrastrukturėBaza e tė DhėnaveSigurim DigjitalPrograme AplikativeHarduer / PajisjeRobotikė / IAPolitikė / Kulturė / TreguHapėsirė / Shkencė

Sharp do tė fillon prodhim nė masė tė diodave pėr Blu-ray dhe HD-DVD
Harduer / Pajisje - 15/03/2007 - Shkruar nga: Genc B. KASTRATI
Korporata Sharp në Maj të këtij viti do të fillon prodhimin me shumicë të "High-Power Blue-Violet Laser Diode" GH04P21A2G që mund të arritë fuqi 210 mW. Kjo pajisje do të përdoret në pajisjet për shkrimin e Blu-ray dhe HD-DVD disqeve, me shpejtësi 6x.

Me rritjen e televizonit digjital në Japoni, kërkesat për shkrues të disqeve HD që përkrahin specifikimin 1080p HDTV është duke u rritur shpejtë. Me kalimin e kohes konsumatoret po njohtohen më mirë me teknologjinë e re HDTV, gjë që është duke nxitur adoptimin e saj të shpejtë.

Me rritjen e kërkesave për pajisje HDTV edhe kërkesat për dioda të kaltërta është duke u rritur.

LED-at GH04P21A2G, përdorin teknologjinë kultivuese kristaline të zhvilluar për dioda infra-kuqe, të kuqe dhe kaltërt-vjollce. Jetë-zgjatja e diodave vlerësohet të jetë 10,000 orë, që është standard në këtë industri.

Dėrgoje me E-postė Pėr shtypės
Burimi i lajmit:
http://www.physorg.com/news93111698.html


Shkruaj Lajme

Mbulimet Speciale


Lajme të ngjajshme

Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2010 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...