Frëngu 60-vjeçar Michel Xhaard që punon si Fizicient në DUI (Doppler and Ultrasound Imaging) është një programor deri tani i panjohur që mbanë përgjegjësinë për sigurimin e përkrahjes të 253 ueb-kamerave në sistemin operativ GNU/Linux.
Xhaard fillimisht siguroi përkrahje në GNU/Linux për dy ueb-kamerat që i kishin blerë vajzat e tij në bazë të projektit "SPCA50X" në vitin 2003. Ndërsa, me sigurimin e përkrahjes për çipsetat Sunplus, Xhaard kuptoi që shumica e kodit për bërthamën e drajverëve mundet të shfrytëzohet për përkrahje të disa kamerave, ku me këtë numri i ueb-kamerave të përkrahura në GNU/Linux arriti mbi 250.
Faqja e Michel Xhaard:
http://mxhaard.free.fr/
Faqja e projektit "SPCA50X" në SourceForge.net:
http://spca50x.sourceforge.net/
|
Dėrgoje me E-postė
Pėr shtypės
|