Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Lajme Mbulimet Speciale Arkiva: Foto RSS Feed

 

Kategoritė

Shkenca KompjuterikeStandarde / FormateProgramim / VeglaSisteme OperativeRrjeta / InfrastrukturėBaza e tė DhėnaveSigurim DigjitalPrograme AplikativeHarduer / PajisjeRobotikė / IAPolitikė / Kulturė / TreguHapėsirė / Shkencė

Ringjallet Roma Antike
Hapėsirė / Shkencė - 13/06/2007 - Shkruar nga: Genc DOKO
Roma Antike është kthyer në jetë me anë të një projekti rekonstruktiv digjital i cili thuhet të jetë simulacioni më i madh kompjuterik në botë. Ekipi realizues i këtij projekti është përbërë nga arkitektë, arkeologë dhe ekspertë nga e gjithë bota të cilët kanë punuar për 10-vite në modelin 3-dimensional të Romës Antike të quajtur Roma e Rilindur. Në këtë projekt janë përfshirë rreth 7,000 ndërtesa të cilat janë analizuar dhe rikrijuar në bazë të dhënave nga muzeu i Romës.

I tërë simulimi merr pjesë në vitin 320 para lindjes së Krishtit, në kohë kur Roma kishte arritur një popullatë prej 1-milion banorëve. Në këtë simulim është bëre rekonstruktimi i interierit të rreth 30-ndërtesave përfshirë ndërtesën e Senatit dhe Koloseumin.

Pritet që animacionet 3-dimensionale të cilat janë të bazuara në këtë simulim, do t'i ofrohen turistëve në mënyrë që ata të përgatiten për vizitat e tyre për në Koloseum, ndërtesën e Forumit, apo ndërtesat tjera.


Dėrgoje me E-postė Pėr shtypės
Burimi i lajmit:
http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/6743991....


Shkruaj Lajme

Mbulimet Speciale

Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2010 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...