Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Punime Artikuj tė Shkurtėr Mėsime Praktike

 

Kategoritė

Programim / KoncepteHarduer / StandardeSigurim / KriptologjiSisteme OperativeRrjeta / TelekomunikimHapėsirė / ShkencėAplikacione SistemorePolitikė / Kulturė / BiznesMbulime EkskluziveLibra Digjital

Ueb shėrbimet, gjendja aktuale | Shkarko PDF
Autori: Valdete ZENUNI - 18/09/2007
Ueb shërbimet (Web Services) janë një teknologji e re që mundësojnë qasjen e funksioneve në largësi përmes internetit. Ueb shërbimet janë aplikacione kyçe në komunikimin e bizneseve me biznese (B2B) dhe biznesit me konsumator (B2C). Ueb shërbimet janë të bazuara në një bashkësi XML-standardesh, të cilat janë WSDL (Web Services Descritpion Language), SOAP (Simple Objekt Access Protocol) si dhe UDDI (Universal Descripption,...

Gjurmimi i tė dhėnave [ang. Data Mining] | Shkarko PDF
Autori: Astrit DESKU - 18/09/2007
Në këtë punim në mënyrë te shkurtër përshkruhet procesi i gjurmimit të të dhënave (ang. Data Mining). Me theks te veçanet shpjegohet rëndësia e përdorimit te gjurmimit të të dhënave për të fituar informata të dobishme gjatë kryerjes së punëve në lëmi të ndryshme jetësore. Në veçanti potencohen përfitimet të cilat mund ti sigurojnë ndërmarrjet afariste me përdorimin e gjurmimit të të dhënave.
Në vazhdim përshkruhen disa metoda dhe teknika përmes ...

Fol Mefe Fėfė, prej idesė deri te kodi pėrfundimtar | Shkarko PDF
Autori: Ridvan BUNJAKU - 19/08/2007
Ky artikull e përdor një shembull simpatik nga praktika për ta ilustruar mënyrën se si zhvillohet të menduarit e programerit prej idesë fillestare e deri te përfundimi i programit. Gjuha programuese është Java, mirëpo mënyra e të menduarit është e orientuar kah objektet dhe mund të përdoret cilado gjuhë OOP.

Google, si funksionon dhe si tė mashtrohet | Shkarko PDF
Autori: Valon RACA - 19/08/2007
Makina kërkuese Google paraqitet si sistem i kompjuterëve të projektuar për kërkimin e informatave në ueb. Google mundohet t’i kuptojë kërkesat e njerëzve në mënyrë “njerëzore”, dhe t’iu kthej atyre përgjigjen në formën të qartë. Procesi i grumbullimit të të dhënave dhe paraqitja e tyre në rezultatet e kërkimit ngërthen në vete regjistrimin e të dhënave nga ueb-faqe të ndryshme dhe vendosjen e tyre në rezervuarin e sistemit,...

Zgjidhja e ekuacioneve tė rendeve tė larta me anė tė metodave tė pėrafėrta numerike | Shkarko PDF
Autori: Jakup BERISHA - 07/08/2007
Në këtë punim gjinden tri detyra në të cilat gjinden dhe zgjidhen rrënjet e ekuacioneve përmes metodës së Sekantës, Tangjentës, Cardanos, dhe Eulerit.

Sigurimi i WLAN | Shkarko PDF
Autori: Arian HALIMI - 22/07/2007
Ky punim përshkruan me fjalë të shkurtra WLAN Security. WLAN dhe aplikacionet Wireles janë duke u rritur dita ditës në masë të madhe dhe janë duke u bërë mjaft popullore. Ato janë mjaftë të përdorshme dhe shumë të fuqishme, por sa i përket sigurisë ato janë akoma larg nivelit të optimumit. Problemi ‘WLAN Security’ vazhdon që të jetë ‘therra kryesore’ e implementimit të tij. Në vazhdim të këtij punimi do të jepen disa informacione lidhur me siguri...

Komunikimet Spread Spectrum | Shkarko PDF
Autori: Arian HALIMI - 22/07/2007
Spread Spectrum Communications është teknikë shumë dimensionale, e cila përdoret në sisteme të ndryshme. Duke u bazuar në laramanin e shumtë të komunikimeve, të cilat janë prezente në ditët e sotme kjo lami kërkon një trajtim të veçantë dhe të respektueshëm sepse është një kontribut i madh për avancimin e teknologjisë komunikuese në shumë sfera, duke u nisur kështu prej anti-jamming e deri te CDMA....

Komunikimi i pajisjeve mobile me anė tė ueb shėrbimeve | Shkarko PDF
Autori: Haxhi LAJQI - 13/06/2007
Në këtë punim diplome flitet për komunikimin e pajisjeve mobile me anë te ueb sherbimeve. Punimi poashtu përfshin protokolin WAP si dhe gjuhët WML dhe WML Script. Këtu është prezantuar arkitektura e ueb shërbimeve dhe mundësia e komunikimit të pajisjeve mobile duke shfrytëzuar ueb shërbimet si dhe mundësit e adaptimit dhe zhvillimit të ueb shërbimeve ashtu që të jetë e mundshme te ju qasemi edhe nga shfletuesit e pajisjeve mobile te cilët e për...

Ditari i ngjarjeve - njė shembull i plotė nė PHP dhe MySQL | Shkarko PDF
Autori: Ridvan BUNJAKU - 13/06/2007
Ky material është përshtatur edhe përkthyer nga libri "SAMS Teach Yourself PHP4 in 24 Hours" i autorit Matt Zandstra. Libri përbëhet nga 24 orë. Këtu janë 2 orët e fundit në të cilat përpunohen njohuritë e shpjeguara në 22 orët e mëhershme.

Porositja e mallit nėpėrmjet internetit | Shkarko PDF
Autori: Gzim SALIU - 13/06/2007
Këtu flitet për metodat edhe mënyrat se si bëhet shit-blerja e mallit në internet. Pastaj edhe shqyrtohen disa modele edhe aplikacione të cilat përdoren për krijimin e ueb-faqeve në të cilën mund të bëhen shit-blerjet.

Gjenerimi i vargjeve tė rastit me shpėrndarje tė njėtrajstshme | Shkarko PDF
Autori: Besnik DURIQI - 13/06/2007
Në këtë shkrim flitet për numrat e rastit. Këtu mund të lexoni për statistikën aplikative, në të cilën fushë numrat e rastit përdoren shpesh. Për shkak se shumë metoda statistikore mbështeten në shembuj të rastit, statisticientët aplikativ shumë shpesh kanë nevojë për një burim të “numrave të rastit”. Ky shkrim flet se si mund të gjenerohen numrat e rastit përmes kompjuterit.

Kodi i krijuar nė C# pėr dėrgimin e e-mailave | Shkarko PDF
Autori: Kenan KURDA - 13/06/2007
Në këtë përshkrimi pasqyrohet një hap komplet i realizuar në gjuhën programuese Microsoftit C# (.NET framework 2.0) përmes të cilit mund të dërgoni e-mail duke u bazuar në shënimet e një databazë të krijuar në MS SQL-Server.

Kontrolli i bashkėveprimeve pa vėnien dry | Shkarko PDF
Autori: Helidon KASTRATI - 11/04/2007
Në këtë punim diplome, e cila është shkruar për lëndën Bazat e të Dhënave në Universistetin e Prishtinës, trajtohen gjërat elementare në lidhje me kontrollin e bashkëveprimeve me vënien dry (concurrency control with locking) si dhe pa të (non-lock concurrency control).

Dizejni i njėsisė pėrpunuese qendrore (CPU) | Shkarko PDF
Autori: Fidan ABDIU - 17/01/2007
Në këtë punim flitet për njësinë përpunuese qendrore të kompjuterit, Central Processing Unit (CPU). Funksionet dhe përbërja e kësaj njësie janë të diskutuara detalisht, dhe janë të ilustruara me shembuj adekuat.

Krahasimi nė mes Tastierės V-QWERTY dhe Tastierės FASTAP pėr Pajisjet Mobile | Shkarko PDF
Autori: Kreshnik MATI - 20/12/2006
Dy shtrirje tastierash të ndryshme për pajisjet mobile u studijuan dhe u vlerësuan. Tastiera e re FASTAP, e publikuar dhe e komercializuar, është krahasuar me shtrirjen tonë V-QWERTY duke e kryer simulimin për arsye eksperimentale me ndihmën e një Java Applet. Shpejtësitë e matura ishin më të larta, dhe s’kishte dallim domethënës në vlerat e gabimeve.

Globalizimi dhe vetitė themelore | Shkarko PDF
Autori: Fatmir RAKA - 20/11/2006
Në këtë artikull flitet për vetitë themelore të globalizimit dhe se si ato mund të ndikojnë në jetën tonë të përditshme.

AJAX - Teknologjia e WEB 2.0 (pjesa I) | Shkarko PDF
Autori: Sidrit TRANDAFILI - 20/11/2006
Në këtë punim flitet për gjuhën AJAX, dhe për përdorimin e saj në internet. AJAX apo Asynchronous JavaScript dhe XML (Javascript e PaSinkronizuar dhe XML) është një teknikë për të zhvilluar aplikacione Web interaktive e dinamike duke përdorur një kombinim t

EAN (European Artikel Number - Numri Artikujve Evropian) | Shkarko PDF
Autori: Fatmir RAKA - 06/11/2006
Në këtë shkrim flitet për kodin i cili gjindet në të gjithë artikujt evropian. Kodi quhet EAN, apo Numri Artikujve Evropian, dhe është i përbërë prej vijave të bardha dhe të zeza dhe një numri 13 shifror i cili është i veçantë pët çdo artikull.

[Ang.] Providing users with feedback when blocked access to the internet | Shkarko PDF
Autori: Flutra OSMANI - 15/10/2006
Në artikullin vijues përshkruhet një situatë e caktuar dhe zgjidhja e problemit përkates në një kompani. Më saktësisht, shumë përdorues të Internetit në këtë kompani nuk kanë mbrojtje nga viruset, dhe kështu ata rrezikojnë vetveten dhe përdoruesit e tjerë të rrjetit në këtë kompani. Me qëllim të mbrojtjes nga këto rreziqe, kjo kompani i bllokon IP dhe MAC adresat e dyshimta, por nuk ka ndonjë mekanizëm t'i njoftoj përdoruesit se jane te bllokua...

[Ang.] Radio 2.4 GHz pa tela pėr dėrgim tė informatave tė zėrit (PEK Wireless System) | Shkarko PDF
Autori: Krenar KOMONI - 15/10/2006
Ky punim shpjegon hapat të cilat janë marrur për dizejnin dhe implementim e një radio transiveri i cili funksionon në frekuencën 2.4 GHz për transmetimin dhe marrjen e informacioneve të ndyshme siq janë ato të muzikës apo kontrolimit të pajisjeve elektronike. Ky projekt është implementuar gjatë vitit të katërt në shkollën e inxhinierisë të Norwich University.

Zhvillimi i softuerit nė ekip: Koncepte themelore (pėrmbledhje informative) | Shkarko PDF
Autori: Ridvan BUNJAKU - 24/08/2006
Në këtë përmbledhje të koncepteve janë përfshirë parimet themelore të zhvillimit të softuerit në grup. Softueret bashkëkohore janë sisteme komplekse që kërkojnë punë me përkushtim të lartë dhe në kohë të gjatë të shumë njerëzve. Funksionimi i mirë i ekipit është ndër sfidat më të mëdha për ekipin dhe është faktor kryesor për suksesin e tij në arritjen e qëllimit: zhvillimin e një solucioni stabil që do t’i plotësonte të gjitha kërkesat e klientit....

Pyetėsit (Queries) | Shkarko PDF
Autori: Visar KASTRATI - 27/06/2006
Në këtë shkrim flitet për Pyetësit (Queries) që përdoren për krijimin e tabelave të përkohshme duke i shfrytëzuar të dhënat nga tabelat e bazës. Në këtë shkrim flitet për Pyetësit (Queries) e bërë në programin për bazë të dhënave: Microsoft Access. Poashtu flitet edhe për dizejnimin e pyetësorëve dhe kategoritë në të cilat ato përfshihen.

[ANG.] Rehab Movie On Demand | Shkarko PDF
Autori: Arber ROGOVA - 25/06/2006
Bazuar në hulumtimet që i kemi bërë në arenën e Klinikës për Operime të Dorës në Malmö University Hospital (UMAS), ne arritëm në disa rezultate që na ndihmuan të krijojmë një propozim dizejni për mundësitë e bartjes së filmit të instruksioneve të pacientit në internet apo DVD. Në këtë shkrim flitet edhe për integritetin e pacientit; aspektet teknike dhe juridike, dhe elemente tjera që i konsideruam në prototipin tonë....

Ribėrja e njerėzimit (E ardhmja e inteligjencės njerėzore-mekanike)
Autori: Arlind BOSHNJAKU - 04/06/2006
Ray Kurzweil parasheh evolucion rrënjësor të llojit njerëzor në 40 vjetët e ardhshëm. Shkrirja e njeriut me makinën, së bashku me shpërthimin e për­njëhershëm në inteligjencën mekanike dhe të inovacioneve në hulumtimet gjenetike dhe nanoteknologjike, do të sjellin një botë ku humb fare dallimi ndërmjet biologjikës dhe mekanikës, ose ndërmjet realiteteve fizike dhe virtuale.

Kolorimetria | Shkarko PDF
Autori: Rrezarta XHAFERI - 19/05/2006
Në këtë shkrim ju mund të gjeni shpjegimin e ngjyrave dhe se si ne i shohim ato. Këtu do të flitet edhe për shkencën e cila merret me studimin e ngyrave: Kolorimetria (lat. color – ngjyrë).

Hub-et, Switch-et, dhe Router-at
Autori: Eduard PAPA - 26/03/2006
Në këtë artikull flitet për hub-et, switch-et, dhe router-at. Këtu ju mund të gjeni shpjegimin e tri shtresave të rrjetave kompjuterike: (1) shtresa fizike, (2) shtresa e lidhjes së informacionit (data-link), dhe (3) shtresa e rrjetit. Artikulli shpjegon se si hub-et, switch-et, dhe router-at i përdorin këto tri shtresa të rrjetave kompjuterike.

HTML (Temė diplome) | Shkarko PDF
Autori: Dengiz EDRENELI - 06/03/2006
Në këtë punim flitet për gjuhën HTML. Këtu ju mund të gjeni shpjegimin e shumicës së tipareve të kësaj gjuhe hiper-tekste. Etiketat e HTML të cilat shpjegohen janë: madhësia, ngjyra, tipi, lloji, stili i fontit, e shumë të tjera.

Për më shumë, shkarkoni skedarin PDF.

Instalimi dhe konfigurimi i Apache dhe ASP.NET nė Windows | Shkarko PDF
Autori: Valon HOTI - 30/12/2005
Në këtë punim ju mund të mësoni se si ta instaloni dhe të bëni konfigurimin e web-serverit më të njohur Apache, dhe të veglës ASP. Sot, Apache dhe ASP përdoren në industri për krijimin e web-faqeve që përdoren për shitjen e mallërave apo krijim e shoping-kartave. ASP dhe Apache është një kombinim i mirë për shërbimin, manipulimin, dhe prezentimin e informatave.

Konceptet bazė tė XML-it | Shkarko PDF
Autori: Burim ALIJAJ - 29/11/2005
Në këtë punim flitet për defnicionin dhe prejardhjen e XML. Këtu poashtu mund të gjeni paraqitjetet e XML-it (text, DOM, SAX). XSLT, si punojnë, si të shkruajm XML kode, për çka është i dobishëm dhe çka mundë të bëjë.

Smart kartelat, ēka janė ato? | Shkarko PDF
Autori: Blerim REXHA - 08/11/2005
Në këtë punim mund të gjeni shpjegimin e thellë të Smart Kartelave. Poashtu, mund të mësoni më shumë për llojet, aplikacionet, dhe përmbajtjen e Smart Kartelave.

Instalimi dhe konfigurimi i Apache dhe PHP nė Windows | Shkarko PDF
Autori: Mentor ARIFAJ - 08/11/2005
Në këtë punim ju mund të mësoni se si ta instaloni dhe të bëni konfigurimin e web-serverit më të njohur Apache, dhe të veglës PHP. Sot, Apache dhe PHP përdoren tepër në industri, dhe në aplikacione të ndryshme për shërbimin, manipulimin, dhe prezentimin e informatave.

Hapet faqja e internetit me informata pėr Roaming nė Europė.
Autori: Landa GREMBI - 13/10/2005
Në këtë artikull ju mund të gjeni informata për faqen e re të hapur nga Bashkimi Europian për konsumatorët e telefonisë celulare. Kjo faqe tregon kostot për konsumatorë që përdorin telefonat dhe shërbimet e tyre jashtë vendit (Roaming) prej të cilit kanë nënshkruar kontratën për përdorim.

Instalimi i Windows XP Professional | Shkarko PDF
Autori: Besart BAJRAMI - 12/10/2005
Në këtë shkrim ju mund të mësoni se si mund t'a instaloni sistemin operativ Windows XP në kompjuterinë e juaj.

XML nėnshkrimet digjitale | Shkarko PDF
Autori: Blerim REXHA - 02/10/2005
Në këtë punim flitet për dobësitë e nënshkrimeve digjitale SHA-1 dhe MD5 të cilat janë tani në përdorim. World Wide Web Consortium (W3C) preferon përdorimin e XML nënshkrimeve digjitale për shkak të përdorimit të tyre në mënyra të ndryshme, dhe të kompatibilitetit me programe dhe formate të ndryshme të skedarëve.

Spektri i shėrbimeve tė telekomunikacionit nė Shqipėri
Autori: Landa GREMBI - 24/09/2005
Në këtë shkrim flitet për operatorët e ndyshëm telefonik të Shqipërisë. Shërbimet e tyre kanë një spektër të gjërë dhe tani ndihmojnë fushën e telekomunikacionit në Shqipëri.

ISP-tė dhe shėrbimi i tyre nė Shqipėri
Autori: Landa GREMBI - 20/09/2005
Në këtë artikull flitet për numrin e ISP-ve të ndyshme në rajonin e Shqipërisë, por edhe për llojet e shërbimeve të tyre. ISP-të në Shqipëri janë duke ofruar çmime jo aq të volitshme për përdoruesit e internetit nëpër shtëpia. Në vitet 2005/2006 pritet që këto shërbime të jenë më të mira dhe më të volitshme.

Strukturat e tė dhėnave nė C++ | Shkarko PDF
Autori: Ridvan BUNJAKU - 15/09/2005
Materiali në këtë punim i paraqet disa teknika themelore për prezentimin e bashkësive të fundme dinamike dhe për manipulimin e tyre në kompjuter, si dhe implementimin e tyre në gjuhën programuese C++.
Kodi, si zakonisht, do të jetë i organizuar nëpër fajlla ballinë (.h) të cilët i përmbajnë deklarimet e klasëve, dhe fajlla burimorë (.cpp) të cilët i përmbajnë implementimet e klasëve përkatëse. Në këtë punim,...

Softueri pėr krijimin e grafikave tre dimenzionale: 3D Studio Max
Autori: Krenar KOMONI - 29/08/2005
Në këtë shkrim ju mund të gjeni shpjegimin e softuerit 3D Studio Max që shërben për krijimin e animacioneve / modeleve tre-dimenzionale. Ky softuerë tani dominon indrustrinë e lojërave, por edhe atë të filmave. 3D Studio Max është softueri tre-dimenzioal i cili përdoret më së shumti. Këtu ju poashtu mund të mësoni se si të krijoni modele/objekte të ndyshme, dhe se si mund t'i lëvizni ato për të krijuar ndonjë animacion....

Nėnshkrimet Digjitale
Autori: Astrit DESKU - 11/07/2005
Ky shkrim flet për konceptin e nënshkrimeve digjitale në përgjithsi. Flet për gjenerimin e çelësit privat dhe atij publik si dhe për përdorimin e tyre për t'u siguruar që informata e dërguar prej burimit në destinacion nuk është ndërruar nga ndonjë palë e tretë.

Siguria e tė dhėnave te aplikacionet softuerike nė .NET | Shkarko PDF
Autori: Astrit DESKU - 10/07/2005
Ky punim flet për sigurinë e të dhënave në aplikacionet softuerike .NET duke u orinetuar në sigurinë e qasjes me kod (CAS). Përmban hyrje për CAS, Asambletë, GAC, Elementet e CAS, Autorizimet, Zbatimi i CAS,Programimi i CAS, Përdorimi i CAS si dhe RBS etj.


Reaksionet dhe Energjia Bėrthamore | Shkarko PDF
Autori: Krenare PIREVA - 09/07/2005
Në këtë punim bëhet fjalë për fizikën dhe teknologjinë bërthamore të atomeve. Poashtu flitet për përdorimin e kësaj teknologjije në shumë aspekte të jetës së përditshme. Këtu mund të gjeni të gjithë historinë e zhvillimit të bombës atomike, dhe reaksionet të cilat marrin pjesë në procesin e shpërthimit të saj. Këtu në radhë të parë, mendohet në prodhimin e energjisë bërthamore dhe aplikimet e llojllojshme të izotopeve radioaktive....

ASP.NET Kontrollat | Shkarko PDF
Autori: Ardian IBRAJ - 06/07/2005
ASP.NET-i (Active Server Pages), është teknologji për të zhvilluar web aplikacione dhe ofron zgjidhjen shumë të nevojshme për një problem shumë të vjetër - kontrollat e HTML formave. Në këtë punim mund të lexoni gjërësisht lidhur me HTML Server kontrollat, ASP Server kontrollat, Kontrollat e Validimit si dhe Kontrollat e kostumizuara. Ky punim është mbrojtur në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të UP,...

Struktura e Emėrtimit nė Internet
Autori: Krenare PIREVA - 01/07/2005
Në këtë artikull flitet për strukturën e emërtimit në internet përmes Domain Name Server (DNS). Ju mund të mësoni për historinë dhe për aspektet teknike të regjistrimit dhe të mirëmbajtjes së këtyre shërbyesve. Poashtu flitet edhe për zhvillimin, sigurinë dhe statistikat e këtyre sistemeve. Nëse jeni të interesuar të regjistroni domen, ky artikull mund të ju ndihmoj.

Siguria e tė dhėnave te aplikacionet softuerike
Autori: Astrit DESKU - 22/06/2005
Punimi flet për mënyrat e sigurimit të të dhënave në aplikacione të ndërtuara përmes .NET kornizës. Punimi gjithashtu mbulon Role Based Security, Code Access Security si dhe tregon disa shembuj në .NET.

Reportazh mbi Prezantimin e OpenOffice.org Shqip nė Prishtinė
Autori: Genc DOKO - 18/06/2005
Mbulimi i prezantimit të parë të një produkti me kod burimor të hapur në Kosovë është i mbuluar në këtë artikull. Fjala është për OpenOffice.org në gjuhën Shqipe, i cili iu prezantua komunitetit Shqiptar në Prishtinë.

Analizimi i Algoritmeve
Autori: Betim DEVA - 01/06/2005
Ky shkrim shpjegon mënyra të ndryshme se si të bëhet analizimi i algoritmeve duke gjetur funksionin e rritjes. Poashtu spjegohet teorema Master dhe përdorimi i saj. Shkrimi përmban shembuj që i korrespondojnë teoremave.

Ushtrime nė Java - Pjesa e dytė | Shkarko PDF
Autori: Ridvan BUNJAKU - 22/04/2005
Pjesa e dytë e serisë Ushtrime në Java, libër i shkruar nga Ridvan Bunjaku (2005). Në fakt është adaptim, përshtatje e përkthim i ushtrimeve nga libri i David Schmidt-it, "Programming Principles in Java: Architectures and Interfaces" (kapitujt VII-VIII përderisa pjesa e parë përfshinë kapitujt I-VI). Ridvani është asistent në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës....

Vizatimi i vijave tė drejta nė Java
Autori: Ridvan BUNJAKU - 19/04/2005
Ky shkrim demonostron përdorimin e grafikës në Java. Shkrimi përqendrohet në vizatimin e vijave, përkatësisht në metodën drawLine. Shkrimi poashtu përmban shembujt përkatës.

CeBIT 2005 - Mbulim Ekskluziv nga Pr-Tech
Autori: Genc B. KASTRATI - 19/03/2005
Raporti i Pr-Tech është krijuar nga vizita një ditëshe në CeBIT gjatë 15 Mars-it 2005. Shkrimi flet për dallimet mes CeBIT 2002 dhe 2005, nga përvoja personale e autorit, pikat kryesore të CeBIT 2005, argëtimin digjital dhe mediat e integruara, kompjuterikën personale, infrastrukturën komunikuese me dhe pa tela, sistemet telekomunikimit, veprimet e NTT DoCoMo në gjeneratën e 3 dhe 4 të telefonisë mobile,...

Rrjetat Lokale Pa Tela (Ang: Wireless Lan (WLAN))
Autori: Burim ALIJAJ - 21/02/2005
Ky shkrim mbulon rrjetat lokale pa tela (WLAN), Teknologjitë (Spread Spectrum, Frequency-Hopping Spread Spectrum, Direct-sequence Spread Spectrum, Narrowband, Infrared, Bluetooth, Potokolet IEEE 802.11), Konfiguracionet("peer to peer", "Access Point", WLANet me shumë "Access Point", Antenat Direkcionale), sigurinë e WLAN-ave etj.

Hyrje e shkurtė mbi Registry Editor tė Windows-it
Autori: Riad DURGUTI - 14/02/2005
Kjo hyrje e shukrtër mbi Registry Editor do të ju njofton me veglën për modifikimin e regjistrit të Windows-it, vlerat, parametrat dhe klasat e regjistrit. Përmbajtja më e gjerë e regjistrit nuk diskutohet

Operatorėt nė C++
Autori: Burim ALIJAJ - 13/02/2005
Ky shkrim elaboron operatorët në C++, prioritetin e tyre. Shkrimi poashtu përmban shembuj lidhur me operacionet e rendësishme.

Problemet e Konkurencės nė Sistemet Operative | Shkarko PDF
Autori: Xhevahire TĖRNAVA - 30/12/2004
Tema e këtij punimi është Problemet e Konkurencës në Sistemet Operative. Në këtë punim njëri mund të lexoj për problemet apo konflikitet që shkaktohen në proceset konkurruese në Sisteme Operative. Aty shpjegohet se si këto konflikte në siteme një/multiprocesorike mund të zgjidhen në mënyra softuerike dhe harduerike. Xhevahire Tërnava është studente në Fakulltetin e Inxhinjerisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës....

Libri: Ushtrime nė Java | Shkarko PDF
Autori: Ridvan BUNJAKU - 30/12/2004
Libri i ushtrimeve fillestare në Java i shkruar nga Ridvan Bunjaku gjatë 2003-2004, në fakt është adaptim, përshtatje e përkthim i ushtrimeve nga libri i David Schmidt-it, "Programming Principles in Java: Architectures and Interfaces". Ridvani është asistent në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës.

Historia dhe Zhvillimi i Gjuhėve Programuese
Autori: Betim DEVA - 16/12/2004
Qindra e mijëra gjuhë programuese janë nxjerrur deri më tash. Secila prej tyre është zhvilluar për ndonjë arsye apo funksion të veçantë. Në këtë shkrim mund të lexoni se si janë zhvilluar gjuhët programuese dhe se si e kanë influencuar njëra tjetrën.

Kriptimi i Cezarit dhe variacionet e tij
Autori: Genc DOKO - 20/11/2004
Ky shkrim spjegon funksionimin dhe aplikimin e algoritmit të njohur me emrin Kriptimi i Cezarit, si dhe funksionimin dhe aplikimin të variacioneve të tij: ROT13 dhe ROT47.

Ndryshimet midis C++ dhe Java
Autori: Eduard PAPA - 16/11/2004
Edhe Java dhe C++ janë gjuhë të bazuara në paradigmin e orientimit në objekte. Sidoqoftë, Java dhe C++ dallojnë në mes veti për nga mënyra se si implementohet kodi, për nga trashëgimnia si koncept, për nga mënyra se si ekzekutohet programi, për nga ajo se sa afër janë gjuhës së makinës etj. Në këtë shkrim mund të lexoni dallimet krysore dhe ngajshmëritë në mes të këtyre dy gjuhëve.

Ēka ėshtė GNOME ?
Autori: Fatos VLLAHINJA - 13/11/2004
Ky shkrim përmban informata të përgjithshme mbi desktopin GNOME që është ndër desktopat më të përdorshëm dhe më të vyeshëm ndër platformat open source.

CERN Open Day me 16 Tetor
Autori: Flutra OSMANI - 02/11/2004
CERN Open Day është mbajtur me 16 Tetor për të festuar 50 vjetorin e laboratorit për hulumtime bërthamore. Ky mbulim special shkruan mbi CERN dhe eksperimentet bërthamore si dhe foto të LHC.

Nivelet nė Kod dhe Hierarkia e Blloqeve tė Kodit
Autori: Ridvan BUNJAKU - 23/10/2004
Shkruarja e programeve të bukura, të lexueshme, të qarta dhe të kuptueshme është art në vete në programim. Këtu do ta prezentohet një sistem i nivelizimit të kodit që e bën atë të duket mirë e qartë.


Reportazh per cF N4S 2004 Summer Event Counter-strike Tournament
Autori: Bleron LIMANI - 23/10/2004
Reportazh per turnirin tashmë tradicional të lojës Counter-Strike në Kosovë, si dhe informata për turnire të ndryshme të organizuara nga komuniteti i "gamerave" shqipëtar - cF.

Emėrtimi i elementeve tė kodit nė gjuhėn shqipe
Autori: Ridvan BUNJAKU - 20/09/2004
Emërtimi i entiteteve të programit (ndryshoret, fushat, metodat, klasët) është me rëndësi të bëhet në mënyrë të përshtatshme. Kjo e lehtëson programimin. Ky shkrim përmban këshilla se si të emertohen variablat, klasat, metodat (funksionet) etj në gjuhën shqipe.
Shkrimi është i bazuar ne kodin e Java por një praktikë e ngjajshme mund të përdoret edhe në gjuhët tjera programuese.

Debian GNU/Linux
Autori: Milot SHALA - 14/09/2004
Debian GNU/Linux është Linux distribucion i leshuar nën licencën GPL. Në këtë shkrim mund të lexoni së çka është Debian, si të instalohen programet, si të punojmë me paketat e Debianit dhe shumë gjëra tjera.

Puna me SMTP Protokol
Autori: Genc DOKO - 05/09/2004
Ky dokument mbulon punën mbi komunikimin ndërmjet klientit dhe SMTP shërbimit në server. Pikat e mbuluara janë që nga prezentimi, autorizimi e deri tek mbarrimi i sesionit.

PHP dhe MySQL (Rivizituar)
Autori: Krenar KOMONI - 05/09/2004
PHP teknologjia për skriptim nga ana e serverit të faqeve dinamike dhe programeve së bashku me bazën e shënimeve MySQL shumë më shumë po përdoren nga profesionalistët dhe korporatat për zgjidhën e shumë aspekteve. Ky shkrim do të mbulon një hyrje të shkurtër mbi PHP, hyrje të shkurtër mbi MySQL, disa funksione në PHP edhe në MySQL, dhe bashkëpunimin mes PHP e MySQL.

Hyrje mbi "Regular Expressions" nė Perl
Autori: Betim DEVA - 04/09/2004
Regular Expressions (regex) janë pjesë shumë e rendësishme e Perl-it. Regular Expressions në rradhë të parë përdoren per manipulim me tekste (string parsing), gjë që i nevoitet shumë *nix administratorëve. Ky shkrim i përfshin elementet kryesore dhe bazike të regular expressions.


Reportazh i Shkurtėr pėr "Software Freedom Day"
Autori: Genc DOKO - 01/09/2004
Ky reportazh ofron një përshkrim të shkurtër për konferencën e organizuar nga Grupi Shqiptar i Shfrytëzuesve të Linuxit (shkurt GSSL) për nderë të "Software Freedom Day" në Prishtinë, Kosovë.

Hyrje mbi IPSec
Autori: Genc B. KASTRATI - 13/08/2004
Me qëllim që të mbrohet komunikimi nëpër rrjeta të pasigurta si Interneti është krijuar IPSec. IPSec bënë sigurimin, autentifikimin, kriptimin dhe mbrojtjën e informatave që rrjedhin nëpër rrjeta të pasigurta.

Hyrje mbi Sigurimin Fizik tė Rrjetave Pa Tela - Wireless
Autori: Genc B. KASTRATI - 13/08/2004
Rrjetat pa tela janë një mënyre e lidhjës së makinave në LAN. Komunikimi në rrjeta të tilla bëhët permes radio sinjaleve që e bën të lehtë lidhjen dhe konfigurimin e LAN-it në përgjithësi. Ky fleksibilitet vjen me disa humbje në aspekt të sigurisë. Ky shkrim mbulon gabimet e mundshme dhe metodat mbi sigurimin fizik të WiFi rrjetave me qëllim që lexuesi të mbron më mire ato.

Sistemi pėr Pozicionim Global - GPS
Autori: Genc B. KASTRATI - 12/08/2004
GPS është sistem satelitor i përdorur për pozicionim. Ky sistem funksionon në të gjitha kushtet atmosferike dhe ka saktësi të madhe. Fillimisht i zhvilluar për nevoja ushtarake sot GPS përdorët në masë të gjerë nga popullsia civile.

Defcon 12 - Ekskluzive nga Pr-Tech
Autori: Krenar KOMONI - 09/08/2004
Pr-Tech ekskluzivisht përshkruan eksperiencën në konferencën më të madhe të hakerëve: Defcon, që edhe pas 12 vjete ende është aktive dhe në funksion të plot.

Shfrytėzimi i Operatorėve Ridrejtues, "Pipping" dhe "Grepping" nė Linux
Autori: Genc DOKO - 08/08/2004
Ky shkrim është i paraparë të ofrojë një dituri bazike për shfrytëzimin e operatorëve ridrejtues në Linux sistemet si dhe të spjegoj hapat e nevojshëm që duhen të merren për të shfrytëzuar "pipping" dhe "grepping" në Linux sistemet.

Menaxhimi dhe monitorimi i rrjetės me RedHat Linux duke perdore SNMP protokolin
Autori: Enis MURATI - 30/06/2004
Sot kur të gjitha të dhënat tona barten nëpër rrjetë, administrimi dhe monitorimi i rrjetës është bërë i pashmangshëm dhe i nevojshëm. D.m.th menaxhimin dhe monitorimin e pajisjeve të patjetersueshme të rrjetës siç janë routerat, switcha-t , hub-at, serverët si dhe çdo pajisje tjetër me rëndësi në rrjetë.

Rrjeta GPRS e inkorporuar nė rrjetėn GSM
Autori: Enis MURATI - 30/06/2004
Ideja për komunikim cellular mobil së pari është zhvilluar në Bell Labortories në vitet e hershme 1970-tat. Por plasimi në tregun komercial ka ndodhur në vitet 1980...

Njohuri mbi LCD-tė (Liquid Crystal)
Autori: Fisnik ZOGAJ - 29/06/2004
Kristali i lëngët apo LC-ja (angl. Liquid Crystal) është substancë, e cila sillet si e lëngët dhe e ngurtë.
Ne këtë shkrim ju do te mund te lexoni se cka jane LCD-te, si eshte strukutra e tyre, si punojne dhe se ne cfare paisje elektronike perdoren.

Lotus Notes Domino
Autori: Bujar IBRAHIMI - 24/06/2004
Ne jemi të vërshuar nga vrulli i informacioneve në cdo second të cdo dite. Aftesia për të shpërndarë, organizuar dhe menaxhuar këtë vrull të informacioneve në një mënyre efikase nënkupton fuqi. "Notes" dhe "Domino" janë mjete që mund të ndihmojnë që të arrihet kontrollë ndaj këtyre informacioneve.

Konvertimi i Formatit te IP Adreses ne Nje Numer te Vetem
Autori: Genc DOKO - 23/06/2004
Ky artikull elaboron në temën e konvertimit të formatit të IP adresës në një numër të vetëm decimal, i cili mund të përdoret edhe si URL (Uniform Resource Locator). Shkrimi do të shpjegon pjesërisht strukturën e Internet Protocol adresës dhe mënyrën alternative të qasjes së faqeve në Internet.

Sigurimi i PHP
Autori: Krenar KOMONI - 23/06/2004
PHP është teknologji e hapur për ndërtimin e faqeve dinamike. Në këtë shkrim ju mund të mësoni se si të instaloni PHP, si dhe ta konfiguroni atë që të jetë i sigurtë nga sulmuesit. Shkrimi është i përbërë nga hyrja e shkurtër mbi PHP, instrukcione mbi instalimin e PHP, konfigurimin mes Apache Web Serverit dhe PHP dhe konfigurimi dhe sigurimi i PHP.

Procesorėt
Autori: Fisnik BULLATOVCI - 21/06/2004
Shrimi Procesorët do të ju dërgojë nëpër një analizë të thellë të arkitekturave të Central Processing Unit ose CPU-së. Do të flitet për historinë, instrukcionet e procesorëve, tipat CISC dhe RISC, Floating Point Unit dhe shumë pjesë tjera që janë të lidhura me temën e Procesorëve.

Mardhenia mes ccache dhe emerge ne Linux
Autori: Genc B. KASTRATI - 17/06/2004
Gentoo Linux përdor "emerge" për instalimin e programeve dhe librarive të ndryshme. Për përdorimin më efikas të hapësirës së diskut duhet ditur disa gjëra për emerge sepse ekziston mundësia e mbushjes se diskut gjatë kompilimit. OpenOffice për shembull kërkon së paku 3GB per kompilim, dhe hapësira mund te fitohet duke përdor hapat e përmendur në shkrimin që vijon.

Koncepti i metodave(funksioneve) rekurzive
Autori: Betim DEVA - 13/06/2004
Rekurzioni - Koncept pa të cilin sistemet operative dhe aplikacionet e ndryshme nuk do të mund të paramendohen. Në këtë shkrim do të spjegohet koncepti i rekurzionit dhe shembuj bazik të metodave(funksioneve) të realizuara në këtë koncept.

Konfigurimi i OSPF protokolit ne Cisco rutera
Autori: Bleron LIMANI - 12/06/2004
Open Shortest Path First është protokol rrugëtues (Ang. routing protocol) sikurse RIP, IGRP, EIGRP, etj. Ėshtë njeri ndër protokolet më të njohura të lloji të vet. Detyra e OSPF-it është që t'i kontrolloj rutat në rrjetë dhe në bazë të algoritmit SPF (Shortest Path First) t'a zgjedh rrugën më të mire për një destinacion të caktuar.

Koncepti i Stack-it
Autori: Betim DEVA - 11/06/2004
Stack(lexo: stek) ka një rëndësi shumë të madhe në shkenca kompjuterike si koncept. Ne kete shkrim mund te lexoni mbi konceptin e Stack-it, perdorimin e StackJava dhe rëndesia e Stack në harduer dhe softuer.

Programim ne Perl #02
Autori: Genc B. KASTRATI - 05/06/2004
Pjesa e dytë e Perl serisë së shkrimeve do të mbulon Listat dhe Arrays, Qasja në Arrays, Indekset Speciale për Arrays, Literalet e Listave, Operatoret pop dhe push, Operatoret shift dhe unshift dhe Operatorin reverse.

Programim ne Perl #01
Autori: Genc B. KASTRATI - 11/04/2004
Perl është gjuhë skriptuese që mund të përdoret për shumë gjera, konfigurim të sistemit, manipulim të shënimeve në faqe të internetit, mbledhjën e informatave nga shumë fajla dhe krijimi i skriptave për IRC. Ky shkrim është i pari nga seria e Perl XX shkrimeve që do të publikohen nga Pr-Tech. Në 01 do të mbulojmë bazat e programit ne Perl, ahenimet skalare dhe variablat, operatoret, strukturat kontrolluese,...

Klasat dhe Objektet ne PHP4
Autori: Betim DEVA - 04/12/2002
Programimi me klasa dhe objekte është shumë i përhapur sot. Ekzistojnë shumë gjuhë të cilat kanë mundësinë e Objekteve. PHP4 është një nga këto (si C++ dhe Java). Shkrim i që vijon do të mbulon klasat dhe objektet ne PHP4.

Creative Commons License
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn
Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2014 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...