Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Punime Artikuj tė Shkurtėr Mėsime Praktike

 

Kategoritė e Artikujve

Programim / KoncepteHarduer / StandardeSigurim / KriptologjiSisteme OperativeRrjeta / TelekomunikimHapėsirė / ShkencėAplikacione SistemorePolitikė / Kulturė / BiznesMbulime EkskluziveLibra Digjital

Mardhenia mes ccache dhe emerge ne Linux
Sisteme Operative - 17/06/2004 - Shkruar nga: Genc B. KASTRATI - genc.kastrati ET pr-tech PIKĖ net
Pėr shtypės

Koment:, Gentoo Linux përdor "emerge" për instalimin e programeve dhe librarive të ndryshme. Për përdorimin më efikas të hapësirës së diskut duhet ditur disa gjëra për emerge sepse ekziston mundësia e mbushjes se diskut gjatë kompilimit. OpenOffice për shembull kërkon së paku 3GB per kompilim, dhe hapësira mund te fitohet duke përdor hapat e përmendur në shkrimin që vijon.
Spjegimi i Shkurtë i Portage dhe Gentoo-s

Gentoo Linux është distribucion i cili nuk vjen me skeda binare të kompiluara. Kjo do të thotë që çdo gjë në Gentoo kompilohet nga burimi. Ekziston një sistem për shkarkimin dhe përpunimin e source-ave që quhet portage. Portage tree duhet të shkarkohet dhe pastaj nga ky "tree" shkarkohen verzionet e caktuara të programit. Ēka portage bën është një listë të programeve (nëse është portage i fundit me siguri do të ketë verzionin e fundit të programit që kërkoni). P.sh Alvaro's Messenger tani (gjatë këtije shkrimi) është në verzionin 0.90. Para disa javesh kur e shkarkova portage ky verzion ende nuk ishte pjesë e portage të fundit të Gentoo-s por sot është. Kjo do të thotë që çdo herë që unë jap komanden "emerge amsn", shkarkohet ai verzion i cili është prezent në portage timin (ndonjëherë programet vonohen si pjesë e portage për arsye të ndryshme).

Ēfarë Problemi Mund të Ndodhë?

Nëse në makinen e juaj i keni rreth 300 MB atëherë nuk keni mjaft për kompilimin e ndonjë pako sikur OpenOffice. Ēka është edhe më keq çdo herë që bëni "emerge ndonjëpaket" këto rruhen në lokacionet:

/usr/portage/distfiles
/var/tmp/portage
/var/tmp/distfiles

Ēka do të Thot Kjo?

Tash unë i kam 300MB të lira por para së i bëra hapat më poshtë i kisha 30 MB të lira. Problemi filloi me Mozilla. Ishte dëshira ime me instalu verzionin e fundit, pra kur i kisha rreth 70 MB të lira e bëra komanden "emerge mozilla" me ç'rast shkarkoi arkiven e kompresuar 30 MB. Pas shkarkimit filloi kompilimi. Në Gentoo kompilimi kryhet në "sandbox", dhe nxen vend në disk. Kjo mund të ndodhë që akumulohet me kohë.

Si Rregullohet?

Se pari duhet të mundesohet AUTOCLEAN opcioni në make.conf. Kjo bëhet duke logu sikur root dhe duke e hapur skedën /etc/make.conf dhe pastaj duke e caktuar vleren e AUTOCLEAN="yes".

Ēka mund të bëni, nëse keni mundesi, është të shkarkoni dhe kompiloni ndonjë program të vogel. Duke e bërë këtë mund të pastrohen skedat e vjetra përnjëherë. Nëse jo, hapi i tjetër është të hyni në direktoriumet e lartëpërmendura dhe t'i fshini gjitha direktoriumet me komanden "rs -r *". Ju lutem keni kujdes mos të vendosni '/' përpara '*'.

Edhe një gjë tjetër që mund të bëni është të shkarkoni "ccache" ose Compiler Cache. Ky program, sikur që tregon emri, është cache për kompilues. Kodi i kompiluar i C/C++ vendoset këtu dhe ri-përdoret. Cache e ka madhësinë e caktuar dhe ndonjëherë kjo është ajo që e merr tëre hapësiren, vijojnë komandat:

$ ccache -C             #pastron cache automatikisht
$ ccache -c             #pastron cache manualisht
$ ccache -M <madhesia>  #cakton madhesine me te madhe ne cache
$ ccache -F <sa fjala>  #cakton sa fajla me se shumti mund te jene ne cache

ccache

Besoj se vlen të flasim pak për ccache. Ideja vjen nga Erik Thiele, i cili krijoji një verzion të cache për kompilues me bash1 script. Verzionet e sotme janë të shkruara në C dhe funksionojnë me efikasitet më të madh. Verzioni i fundit gjatë këtij shkrimi është 2.3. Ēka ccache mundëson programereve është që të përmbajnë, kufizojnë kompilimet (ose build-at) e programeve të tyre. Kjo do të thotë që nëse nuk dëshiron të mban gjitha informatat e kompilimit të kaluar e pastron cache. Arsyja tjetër është që ccache shpejton kompilimet deri me 6 herë. Shembull është kompilimet e Samba që krijojnë "build-a" të Samba në rreth 30 makina mbas çdo CVS-it. Me ccache shumë kohë fitohet. Ėshtë interesant që ccache duhet të emerge nga portage me "emerge ccache".

Funksioni i ccache është i njejtë sikur me kompilues të zakonshem. Dallimi i vetem është shpejtësia. Ja tabela me krahasime. Ēka është duke u krahasuar është kompilimi i Samba në makine me Linux.

|pershkrimi          |                 ccache               |
|Kompajl normal      |       13 minuta dhe 04 sekonda       |
|Pa cache            |       13 minuta dhe 15 sekonda       |
|Me cache            |       02 minuta dhe 45 sekonda       |

Si Perdoret ccache?

Komanda për perdorimin e ccache është mjaft e thjesht. Krejt çka nevojitet është që "ccache" të vendoset përpara. Poshtë keni një shembull të një programit në C dhe si të kompilohet. Mund të vëreni dallimin gjat kompilimit vet:

#include <stdio.h>

int main(){

   int vlera = 45;
   int qelluar;

   while(vlera != qelluar){
      printf("Qello numrin > ");
      scanf("%d", &qelluar);
      if(vlera < qelluar){
         printf("Vlera qe duhet qelluar eshte me e vogel!n");
      }

      if(vlera > qelluar) {
         printf("Vlera qe duhet qelluar eshte me e madhe!n");
      }

      if(vlera == qelluar){
         printf("naQellove! Vlera eshte %d!n", vlera);
      }
   }
   return 0;
}

Kompilimi i kodit në C më lart me GCC bëhet me komanden "gcc programi.c" ndersa me ccache:

$ ccache gcc programi.c

Burimet e Perdorura:

ccache. 15 Mars 2004. Samba.org. 15 Mars 2004
http://ccache.samba.org/

man ccache. 15 Mars 2004. Samba.org. 15 Mars 2004
http://ccache.samba.org/ccache/ccache-man.html


Creative Commons License
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn
Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2010 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...