Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Punime Artikuj tė Shkurtėr Mėsime Praktike

 

Kategoritė e Punimeve

Programim / KoncepteHarduer / StandardeSigurim / KriptologjiSisteme OperativeRrjeta / TelekomunikimHapėsirė / ShkencėAplikacione SistemorePolitikė / Kulturė / BiznesMbulime EkskluziveLibra Digjital

Reportazh i Shkurtėr pėr "Software Freedom Day"
Mbulime Ekskluzive - 01/09/2004 - Shkruar nga: Genc DOKO - gdk ET pr-tech PIKĖ net
Pėr shtypės

Koment:, Ky reportazh ofron një përshkrim të shkurtër për konferencën e organizuar nga Grupi Shqiptar i Shfrytëzuesve të Linuxit (shkurt GSSL) për nderë të "Software Freedom Day" në Prishtinë, Kosovë.
Të Shtunën e kaluar më 28 Korrik, Grupi Shqiptar i Shfrytëzuesve të Linuxit (shkurt GSSL) organizoi një konferencë për nderë të "Software Freedom Day" (shq. Dita e Softuerit të Lirë).
Kjo konferencë ishte e përkrahur nga një numër i sponzorëve si: Altec LLC, ArtMotion, ATI-KOS, DukaOnline, IT-TA dhe IT Department Ltd. Në bazë të fjalëve të organizatorëve kjo konferencë kishte për qellim promovimin e softuerit të lirë dhe kodit të hapur.
Kjo konferencë u mbajt në lokalet e IT-TA në Bregun e Diellit. Për befasi të organizatorëve numri i pjesëmarrësve ishte disa herë më i madh se sa që kishte qenë i pritur. Hapësira ku u mbajt konferenca ishte e stërmbushur me njerez që rrinin në këmbë, apo ishin të ulur në karrige apo edhe në dysheme. Numri i pjesëmarrësve ishte aq i madh sa që pjesëmarrësit prisnin me padurim në hyrje që të gjenin kudo ndonjë vend për të marrë pjesë në këtë konferencë. Fotografitë e mëposhtme flasin për këtë gjë.





Tema e parë me të cilin filloi kjo konferencë ishte GNU/FSF. Në këtë temë u arritë të spjegohet se qfarë është softueri i lirë (ang. free software) në aspekt të kodit me burim të hapur. Këtë spjegim arriti t'a realizoj me mjaft sukses Astrit Zhushi nga Grupi Shqiptar i Shfrytëzuesve të Linuxit duke u bazuar në filozofine që termi "lirë" (ang. free) nuk qëndronë për "pa pare" po për lirinë për të modifikuar programin sipas nevojës të shfrytëzuesit, qofshin këto modifikime për qëllime personale apo për përmirësimin e programit në mënyrë që i gjithë komuniteti të përfitoj. Kjo ligjeratë ofroi pjesëmarrësve të kuptojne deri dikund rëndesinë e softuerit të lirë (të hapur).


A. Zhushi duke spjeguar historinë e softuerit të lirë

Pas ligjëratës të A. Zhushit, që arriti t'i përgatit pjesëmarrësit për boten e kodit të hapur, Visar Emini vazhdoi me temen e tij që u fokusa se cka është Linuxi dhe se ç'farë përfitime fitohen nga përdorimi i tij.


V. Emini duke spjeguar arsyet për të përdorë Linuxin

Te dy këto ligjërata ofruan një mundësi për pjesmarrësit që të kuptojnë më lehtë temën e dytë të A. Zhushit për Grupet e Shfytëzuesve të Linuxit (ang. Linux Users Groups -> LUGs) me përqendrim në GSSL. Për të gjithe ata që për ndonje arsye nuk dinin se çfarë është AlbaLUG, kjo ishte koha kur u kjartësua nga A. Zhushi.


A. Zhushi tregon se çka është AlbaLUG dhe si është krijuar

Konferenca poashtu përmbajti tema për projektet që kanë të bëjnë me përkthimin e KDE si dhe GNOME në gjuhën Shqipe si dhe një numër të temave interesante si ajo për lokalizimin e pakazhit të OpenOffice.org në gjuhen Shqipe, tema për përparësitë e softuerit të hapur së bashku me platformën LAMP për zhvillimin e këtij softueri, tema për intranetin në komunat e Kosoves, si dhe tema e fundit për Mono teknologjinë.


Shkumbin Saneja gjatë prezentimit të tij për lokalizimin e OpenOffice.org në gjuhë Shqipe


Fatos Stavileci duke mbajtur prezentimin për intranetin në komunat e Kosovës


Hekuran Doli gjatë prezentimit të përbashkët me Fatos Stavilecin për intranetin në komunat e Kosovës


Ligjerata për Mono teknologjinë nga Valon Hoti


Prezentimi i Milot Shalës për lokalizimin e KDE dhe GNOME në gjuhën Shqipe

CD-jat që përmbanin lokalizimet në gjuhë Shqipe të pakazhit OpenOffice.org, si dhe CD/DVD të Knopixx dhe SuSE u shpërndanë brenda një kohe tepër të shkurtër, sa që pjesëmarrësit që nuk ishin prezent në minutat e para, mbetën duar thatë.
Përveq hapësirës që ishte paraparë për konferencë, GSSL kishte siguruar edhe një hapësirë ku pjesëmarrësit kishin mundesine që të shihnin se si behet instalimi i Linux shpërndarjeve. Kjo hapësire poashtu ishte e paraparë që pjesëmarrësit t'i sjellin kompjuterët e vet në rast që deshironin të iu instalohej ndonjë shpërndarje e Linuxit në të.

Sidoqoftë, kjo konferencë dëshmoi që programeret si dhe shfrytëzuesit Shqiptar janë të interesuar për boten e kodit të hapur. Në bazë të suksesit që arriti kjo konferencë, mundet të thuhet me plote siguri që nje ndodhi e tille do të përsëritet në të ardhmën e afërme, me një mangitudë edhe më të madhe.

Për shkak numrit të madh të pjesëmarrësve nuk kam arritur të jem prezent në temat e fundit të konferencës, me ç'rast nuk pata mundësinë t'i mbuloj më gjërësisht. Sidoqoftë, të interesuarit luten që të kontribojnë me shkrimet/fotografitë e tyre për këtë ndodhi.

(Falenderohen Bleron Limani, Visar Uruqi si dhe Hekuran Doli për fotografitë e marrura).

Creative Commons License
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn
Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2014 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...