Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Punime Artikuj tė Shkurtėr Mėsime Praktike

 

Kategoritė e Artikujve

Programim / KoncepteHarduer / StandardeSigurim / KriptologjiSisteme OperativeRrjeta / TelekomunikimHapėsirė / ShkencėAplikacione SistemorePolitikė / Kulturė / BiznesMbulime EkskluziveLibra Digjital

Debian GNU/Linux
Sisteme Operative - 14/09/2004 - Shkruar nga: Milot SHALA - milot ET alblinux PIKĖ net
Pėr shtypės

Koment:, Debian GNU/Linux është Linux distribucion i leshuar nën licencën GPL. Në këtë shkrim mund të lexoni së çka është Debian, si të instalohen programet, si të punojmë me paketat e Debianit dhe shumë gjëra tjera.
Në lidhje me Debian

Debian Projekti është asociacion i individëve të cilët kan treguar vullnet të krijojnë një sistem operativ të lirë, krye autori i së cilit është Ian Murdock. Ky sistem operativ të cilin e kan krijuar thirret Debian GNU/Linux apo me thjeshte Debian.
Sistemi operativ Debian përmban programe bazike dhe vegla të cilat e nisin kompjuterin tuaj në pune. Sipër sistemit operativ është thelbi i sistemit operativ (Kernel). Thelbi (Kernel) është programi më themelorë i cili me një fjalë popullore Shqiptare thiret "I zoti i shtepisë" sepse mundëson nisjen e programeve tjera në sistem operativ.
Debian përdor thelbin e Linux. Linux është projekt i nisur nga Linus Torvalds dhe i përkrahur nga mijera programerë të tjerë në tërë rruzullin Tokësor.
Debian është Free Software dhe Open Source projekt i lëshuar nën licensen GPL (General Public Lisence) dhe mund t’a shkarkoni falas nga interneti. Por megjithatë, Debian dhe çdo distribucion tjetër i Linux kushton! Shpenzimet e vetme janë Bandwidth-i (dmth lidhja e internetit) dhe CD-jat e zbrazëta që blehen për të.
Emri i Debian vjen nga emri i vet autorit të debian Ian dhe gruas së tij Debra dhe kombinimi i të dy emrave tregon edhe vet emrin e sistemit operativ dmth [Deb]ra + [Ian] = DEB+IAN = DEBIAN.
Debian ndahet në arkitektura (Architectures). Dallimi i vetem në mes tyre është përmbajtja e software. Emrat e arkitekturave të Debian vijne nga filmi i animuar 'Toy Story' dhe janë:

Woody a.k.a Stable
Sarge a.k.a Testing
Sid a.k.a Unstable

Në fillim në GNU/Linux kan qenë sources .tar.gz. Përdoruesit i kan kompiluar programet në menyrë manuale, dmth në proceduren:

1.Ekstraktimi
2.Konfigurimi
3.Krijimi i burimit (source) ne file ekzekutues
4.Instalimi

Procedura është realizuar me komandat:

tar zxvf <emri-i-programit>.tar.gz
cd <emri-i-programit>/
./configure
make

pastaj si root,
make install

për instalimin e programit.

Krijuesit e Linux-it kërkuan diçka që ju mundëson instalimin edhe më të lehtë të programeve duke marrur me vete edhe parakushte (depedenices) të programeve, Debian e mori rrugen dhe nga ky lindi APT - Advanced Package Tool i cili në fillim u perdor nga Conectiva Linux dhe është emëruar si APT-RPM për instalimin e RPM paketave. Më vonë Debian e krijoi APT për instalimin e deb paketave (debian packages) dhe e emërtoi 'apt-get'.


Ku e din APT-GET prej nga t'i marre paketat dhe çfare arkitekture të përdorë?


Pjesë e këtij operacioni janë edhe sources.list , sources.list është burimi i APT dmth në sources.list vendosen mirror sites ku në linjat e mirroreve vendoset edhe arkitektura të cilen dëshiron përdoruesi të përdorë.
Sources.list-at gjinden në /etc/apt/ dhe konfigurimi i këtyre listave është fare i lehtë.

1. Editohet /etc/apt/sources.list me editorin të cilin e përdorni (vi , gvim, emacs, xemacs, pico, nano etj)
vi /etc/apt/sources.list


dhe kështu do të duken:

# See sources.list(5) for more information, especialy
     # Remember that you can only use http, ftp or file URIs
     # CDROMs are managed through the apt-cdrom tool.
     deb http://http.us.debian.org/debian stable main contrib non-free
     deb http://non-us.debian.org/debian-non-US stable/non-US main contrib non-free
     deb http://security.debian.org stable/updates main contrib non-free
     
     # Uncomment if you want the apt-get source function to work
     #deb-src http://http.us.debian.org/debian stable main contrib non-free
     #deb-src http://non-us.debian.org/debian-non-US stable/non-US main contrib non-free

ku e vereni edhe arkitekturen 'debian-non-US stable/' në vend të stable mund të vendoset edhe woody, në realitet është e njejta gje.

Pasi qe i ndëroni sources.list dhe doni të kaloni prej woody në sid apo sarge dhe pasi që keni mbaruar konfigurimin e sources.list duhet të ipet komanda:

apt-get update && apt-get dist-upgrade


Ku:

apt-get update - i tregon sistemit që t'i update sources.list
apt-get dist-upgrade - i tregon sistemit që t'a upgrade arkitekturen e vendosur më parë në sources.list-at.

Instalimi i programeve është fare i lehtë:

apt-get install <emri-i-programit>


Uninstalimi përdor po të njejten procedurë:

apt-get uninstall <emri-i-programit>


Kërkimi për programe:
apt-cache search <emri-i-programit>


Nëse dikush dëshiron që më gjeresisht t{i shikojë programet, atëherë i duhet APTITUDE, një vegël e cila tregon Debian tree. Kjo mund të bëhët kështu:

apt-get install aptitude


dhe pastaj si root bëhet ekzekutimi:

#aptitude


Ēfare hardueri përkrah Debian?

Debian përdoret në gjitha platformat kompjuterike duke filluar nga me te popullarizuarat:

PC (Intel Pentium, Intel Celeron, AMD etj.)
PPC (Macintosh: PowerBook, iBook, iMac, eMac etj)
SPARC
etj.
Modulet dhe driveret që përdoren në Debian miren nga thelbi (kerneli) dhe pasi që Linux Kernel ështe Open Source mund t'a modifikoni dhe t'i shtoni modul apo driver për nevojat tuaja.

Si mund ta marr Debian?

Marrja apo shkarkimi i Debian është fare i lehtë.
CD-jat e debian mund të blehen dhe kushtojne fare lirë, por është edhe mundesia të cilen shumica e botës e përdorë - shkarkimi nëpermjet internetit.

Debian mund të instalohet nga interneti, me shkarkimin e një iso pamje diku rreth 190 MB dhe instalohet nga interneti, por mund edhe të shkarohen 2 apo 3 iso pamje të cilat mjaftojnë për një instalim baze të Debian, ja disa URL per shkarkimin e debian:

NetInstall-woody:
http://www.phy.olemiss.edu/debian-cd/woody-i386-1.iso


Debian 3.0r2 - woody - i386

ftp://ftp.iinet.net.au/debian/debian-cd/images/3.0_r2/i386/


Mjafton shkarkimi i 2 apo 3 cd-jave të Debian, pastaj e ndëroni arkitekturen e sistemit sepse në cd-ja është woody based, por pasi qe të instaloni ju e ndërroni arkitekturen dhe dilni në testing apo unstable sepse mangesia e Debian është pasi që të instalohet vjen me paketa të vjetra siq janë: gnome-1.4, kde-2.2 etj etj.

Creative Commons License
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn
Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2012 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...