Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Punime Artikuj tė Shkurtėr Mėsime Praktike

 

Kategoritė e Artikujve

Programim / KoncepteHarduer / StandardeSigurim / KriptologjiSisteme OperativeRrjeta / TelekomunikimHapėsirė / ShkencėAplikacione SistemorePolitikė / Kulturė / BiznesMbulime EkskluziveLibra Digjital

Reportazh mbi Prezantimin e OpenOffice.org Shqip nė Prishtinė
Aplikacione Sistemore - 18/06/2005 - Shkruar nga: Genc DOKO - gdk ET pr-tech PIKĖ net
Pėr shtypės

Koment:, Mbulimi i prezantimit të parë të një produkti me kod burimor të hapur në Kosovë është i mbuluar në këtë artikull. Fjala është për OpenOffice.org në gjuhën Shqipe, i cili iu prezantua komunitetit Shqiptar në Prishtinë.
Dje sapo u mbarua me sukses prezantimi i parë në Kosovë për një pako produktesh me kod burimor të hapur. Fjala bëhet për OpenOffice.org (OOo) i cili tanimë është përkthyer dhe përshtatur në gjuhën Shqipe si rezultat i punës intensive të pjesëtarëve të kompanisë Kosovare me seli në Gjakovë: Ati-Kos.
Pakoja OOo paraqet një përmbledhje programesh të ndryshme si OOo Writer—program për përpunim teksti, OOo Calc—program për përpunim tabelash kalkulese, OOo Impress—program për prezantime, OOo Draw—program për vizatime, si dhe OOo Base i cili është program për baza të shënimeve.
Kontribuuesi primar për kodin burimor të pakos OOo është kompania e mirënjohur Sun Microsystems, mirëpo kjo pako është kompletuar dhe vazhdon të ndërtohet edhe me punën e programorëve të ndryshëm që gjenden kudo në botë. Participimi i vazhdueshëm si dhe mundësia për participim në zhvillimin e OOo pakos, është si rezultat i natyrës të kodit të hapur që e posedon. Sa i përket prezantimit të ditës së djeshme, ai filloi në orën 11:00 dhe zgjati për rreth një orë në një nga sallat të Hotelit Grand në Prishtinë. I tërë projekti i përkthimit dhe përshtatjes të OOo në gjuhën Shqipe u prezantua nga Fatos Stavileci dhe Shkumbin Saneja.

Fatos Stavileci gjatë prezantimit hyrës.

Pjesa e parë e këtij prezantimi u përqendrua kryesisht në efikasitetin e këtij produktit, kursimet që ai i ofron, qëllimet pas projektit, si dhe një numër të çështjeve tjera relevante. Për shkak se OOo në kohën e fundit arriti të sipërfaqësoj në Microsoft Windows platformë, kjo paraqiti një kohë ideale edhe për sipërfaqësimin e OOo në gjuhën Shqipe. Stavileci gjatë prezantimit elaboroi mjaft në çështjen e kursimit. Ai deklaroi që OOo për shkak të natyrës të kodit burimor të hapur, në disa raste, sikur ai në Institucionet e shtetit të New York, Sh.B.A. ofron kursime prej mbi 5 milion dollarësh. Stavileci poashtu theksoi mjaftë edhe çështjen e licencimit. Sikurse gjithçka që është duke ndërruar me kalimin e kohës, ashtu edhe çështja e licencave do të ndërroj në Kosovë. Kur të vij kjo kohë do të ndjehet në një rreth të gjerë institucional si dhe individual fuqia e pakos OOo.

Fatos Stavileci gjatë prezantimit.

Nga anketa që kishte bërë stafi i Ati-Kos-it në pesë kuvende komunale të Kosovës në muajin Maj të këtij viti, rreth 98.6% dëshironin pako softuerike në gjuhën Shqipe. Në një anketë tjetër, pjesa dërmuese e të anketuarve besonte që një pako softuerike sikur OOo do të ndikonte shumë në rritjen e produktivitetit në fusha të ndryshme për shkak të interfejsit në gjuhën Shqipe.

Rezultatet nga anketa në kuvendet komunale.

Gjatë këtij prezantimi Stavileci poashtu theksoi që natyra e kodit burimor të hapur që posedon OOo në gjuhë Shqipe, përveç që do të shkaktoje kursime fillimisht për shkak të licencimit, kjo veti do të ndikoj edhe në kursime të ardhshme për krijimin e programeve shtesë. Pra, në vend se të blehën një seri programesh nga burime të ndryshme, programorët vendas do ta kenë mundësinë të krijojnë vetvetiu programet shtesë dhe ti integrojnë ato me pakon ekzistuese të OOo. Pjesa e parë e prezantimit poashtu përfshiu informata mbi historinë e këtij projekti, si dhe suksesin e tij. Projekti për përkthimin dhe përshtatjen e OOo pakos filloi që nga Dhjetori i vitit 2003. Fillimisht ky projekt filloi punën me versionin 1.1 të OOo ndërsa tanimë është përfunduar puna në 2.0 Beta shpërndarjen e OOo që paraqet versionin e fundit. Në Tetor të këtij viti pritet që të lëshohet në përdorim versioni 2.0 stabil i OOo pakos në gjuhën Shqipe. Puna e pjesëtarëve të Ati-Kos-it ende vazhdon, dhe gjithmonë kanë hapësirë për të interesuarit që munden të kontribuojnë në këtë projekt. Pjesa e dytë e këtij prezantimi u udhëheq nga Shkumbin Saneja i cili kryesisht u përqendrua në demonstrimin e programeve të ndryshme të pakos OOo në gjuhën Shqipe.

Shkumbin Saneja gjatë prezantimit.

Saneja arriti me sukses ta demonstroi kompatibilitetin e OOo pakos me atë të Microsoft Office, duke shfrytëzuar programet OOo Writer dhe OOo Calc. Ai poashtu deklaroi që të gjitha programet që gjendet në OOo pakon janë në disa raste pothuajse identike sa i përket funksionalitetit dhe interfejsit me ato të Microsoft Office.

Demonstrimi i aftësive të OOo Calc.

Demonstrimi i aftësive të OOo Impress.

Saneja argumentoi që transferimi nga Microsoft Office pakoja në atë të OOo nuk do të paraqiste asnjë vështirësi, ku kjo do të jetë një kursim i madh në aspekt të trajnimeve gjatë implementimit në masë. Sa i përket promovimit të kësaj pakoje, Ati-Kos shfrytëzoji prezantimin për shpërndarjen e CD-ve falas të cilat përmbanin skedat e nevojshme për instalimin e pakos si në Windows sistemet poashtu edhe në GNU/Linux.

Tryeza me CD-të instaluese të OOo pakos.

Mirëpo, u theksua që OOo poashtu mundet të shkarkohet edha nga Interneti, duke i përdorë hiperlidhjet që gjenden në fund të këtij artikulli. Duke e marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve në këtë prezantim, mundemi të themi që Kosova e ka një treg të njomë të inxhinieringut softuerik, që dalë ngadalë është duke lulëzuar.

OpenOffice.org Shqip:
http://sq.openoffice.org

Ati-Kos:
http://www.ati-kos.com

Sun Microsystems:
http://www.sun.com

Creative Commons License
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn
Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2014 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...