Pr-Tech
 

Google Pr-Tech
Punime Artikuj tė Shkurtėr Mėsime Praktike

 

Kategoritė e Artikujve

Programim / KoncepteHarduer / StandardeSigurim / KriptologjiSisteme OperativeRrjeta / TelekomunikimHapėsirė / ShkencėAplikacione SistemorePolitikė / Kulturė / BiznesMbulime EkskluziveLibra Digjital

Spektri i shėrbimeve tė telekomunikacionit nė Shqipėri
Rrjeta / Telekomunikim - 24/09/2005 - Shkruar nga: Landa GREMBI - landa ET h-communications PIKĖ net
Pėr shtypės

Koment:, Në këtë shkrim flitet për operatorët e ndyshëm telefonik të Shqipërisë. Shërbimet e tyre kanë një spektër të gjërë dhe tani ndihmojnë fushën e telekomunikacionit në Shqipëri.
Në tregun e telekomunikacioneve në vendin tonë përveç tre operatorëve të mëdhenj Albtelekomit edhe dy operatorëve mobil AMC e Vodafone, aty operojnë edhe 49 operatorë të telefonisë rurale. Nga vetë emri, ato ushtrojnë aktivitetin nëpër zonat rurale të shtrirë në të gjithë territorin e vendit. Shumica e të licensuarve, 39 prej tyre, operojnë vetem në një qytet, bëhet fjalë në një pjesë të zonave rurale të këtyre qyteteve. 6 operatorë kanë rrjeta të shtrira në dy qytete, 3 operatorë në tre qytete edhe është vetëm një prej tyre që ka një hapësire më të privilegjuar licensash, e të cilit i lejohet shtrirja rrjeti në pesë qytete. Sipas ERT-së (Enti Rregullues i Telekomunikacioneve): Licensa "operator publik i telekomunikacioneve në zonat rurale" i jepet çdo subjekti juridik për të cilin ERT gjykon se zotëron besueshmëri, frytshmëri dhe njohuri të specializuara. Po nuk mbarojnë këtu të licensuarit nga ERT ku rezultojne të licensuar edhe 23 operatorë të tjerë të quajtur “Ofrues të shërbimeve të telekomunikacioneve”. Këta operatorë ofrojnë shërbime me karta të parapaguara në kohë reale edhe joreale, shërbime me ndarje të kostos, shërbime me ndarje te ardhurash, telefon pa pagesë, sherbime me vlerë të shtuar edhe shërbimin e telefonave publike me kartë të parapaguar. Nga të 23 te lartpërmendurit vetëm tre prej tyre janë me territor të kufizuar kryesisht në Tiranë ndërsa 20 të tjerë kanë licensë kombëtare për operim.

Figura 1 – Numri i operatorëve në qytete të ndyshme të Shqipërisë


Shpërndarja e operatoreve rurale sipas qyteteve

Këtu nuk mbaron spektri i shërbimeve për komunikim në Shqipëri, sepse eksiztojnë gjithashtu edhe subjekte të tjerë që ofrojnë një game më të gjerë për këto shërbime. Po si shkon ndarja e të gjithë subjekteve të licensuar nga ERT-ja në të gjithë fushën e telekomunikacioneve? Përveç dy rasteve të para që përmendëm (49 operatorë rural edhe 23 ofrues të shërbimeve të telekomunikacionit) nga ERT edhe subjekte të tjera ekzistojnë të licensuara: Ofrues shërbimi Transmetim të dhënash, Sisteme Radio/Komunikimi privat, Sistemi Radio/Komunikimi në anije, Sisteme Radio/Komunikimi satelitor edhe Instalim projektim sisteme edhe rrjete telekomunikacioni.

Figura 2 – Operatorët që mirren me shërbime të ndyshme në Shqipëri


Creative Commons License
Ky material ėshtė i lėshuar nėn licensėn
Creative Commons (Attribution-ShareAlike) qė do tė thotė qė materiali mund tė kopjohet, shpėrndahet, ekspozohet, pėrdoret pėr punime rrjedhėse dhe nevoja komerciale pėrderisa: Ceket autori; Nė rast ndryshimi, lėshohet nėn po tė njejtat kushte. Autori/ja i/e kėtij materiali pajtohet automatikisht qė materiali tė lėshohet nėn kėtė licensė. Kushtet mund tė largohen vetėm me lejėn e autorit/es.
Mbi Pr-Tech | Kontaktet Copyright Pr-Tech® 2004 - 2014 Thanks to all that inspired, taught and helped push us forward...